☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.52 ▲1.12%
ARI 4,704 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,324 ▲ +1.29% ETH $2,111 ▲ +2.62% XRP $1.3418 ▲ +1.55% SOL $83.5200 ▲ +0.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet Kreu i Interpol Tirana dhe një oficere për fshehje të dosjes belge ndaj Frrokut

Policia e Shtetit ka ndaluar mbrëmjen e djeshme dy oficerë policie, pjesë e Interpol Tirana.

Gjykata-e-Larte-Mark-FrrokuArrestimi i dy oficerëve ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku oficerët e ndaluar dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Të arrestuarit janë Artan Bajraktari, kreu i Interpol Tirana dhe Loreta Alla, ish drejtuese e Interpol Tirana dhe aktualisht shefe sektori.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan se arrestimi dy oficerëve ka të bëjë me çështjen Frroku. Dyshohet se si Bajraktari dhe Alla kanë “neglizhuar” detyrën e tyre lidhur me arrestimin dhe ekstradimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim më 1999 në Belgjikë.

Mësohet se urdhri për arrestimin e Bajraktarit dhe Allës është dhënë nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Dy drejtuesit e Interpol akuzohen se nuk kanë bërë dërgimin e kërkesës së “Interpol Brukselit”, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku.

Mësohet se kërkesa nga Interpol Brukseli për Frrokun ka ardhur që në muajin janar 2015 në Tiranë, por është mbajtur ne zyrat e Interpol Tirana pa i kaluar ministrisë së Drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.