☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,450 ▲ +0.54% ETH $2,299 ▲ +2.16% XRP $1.3640 ▲ +0.36% SOL $85.3400 ▲ +0.29%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet në Vlorë personi që rrahu gruan në sy të fëmijëve

Policia e Vlorës reagoi pas videos të shpërndarë në media teksa shih një burrë që dhunonte në mënyrë çnjerëzore një grua në sy të fëmijëve të saj, duke e vendosur në pranga autorin.

Mësohet se shtetasi që rreh gruan në rrugë, quhet Ilir Paja ndërsa shtetasja e dhunuar, M.C. Gruaja është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas publikimit të videos. Mësohet se çifti kishin 3 vite të divorcuar, por pavarësisht kësaj, Paja duket se nuk ka hequr dorë nga ish-gruaja.

Mësohet se nëna e tre fëmijëve, dy prej të cilëve i kishte me vete po kthehej nga tregu kur është ndeshur në rrugë rastësisht me ish-burrin. Gazetarët lokalë të qytetit të Vlorës thonë se çifti kishte tre vjet i divorcuar dhe gruaja mezi i rriste tre fëmijët e mitur për shkak të mungesës së të ardhurave.

Ata kanë pasur një debat mes tyre në rrugë më pas burri është nervozuar se gruaja në një moment e ka shtyrë. Pjesën tjetër të aktit të rëndë e tregon më së miri video, se si ky burrë vërsulet mbi nënën e fëmijëve të tij, të cilët ulërrasin, por as thirrjet e tyre nuk i dëgjon.

Njoftimi i policisë

Arrestohet autori i dhunës së publikuar në rrjete sociale

Arrestohet në flagrancë për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetasi i quajtur: Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë. Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Pus-Mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.