Kronika

Artan Hoxha tregon ç’përmban video për vrasjen e Tom Doshit: Prokuroria e ka filmimin

Prokuroria e Përgjithshme e ka videon prej 37 minutash që deputeti Tom Doshi thotë se fakton akuzat e tij që Ilir Meta ka paguar për ta vrarë atë dhe deputetin Mhill Fufi. Gazetari Artan Hoxha deklaroi se videoja përmban dëshminë e një personi që pretendon se është kontaktuar për ta ekzekutuar urdhërin. Sipas tij, ai në video thotë se është paguar nga Ilir Meta. Gazetari Hoxha thotë se personi i regjistruar në video është tentuar të vritet rreth një javë më parë me një minë me telekomandë.
Gjatë ditës gazetari Hodha deklaroi se për vrasjen e dy deputetëve janë paguar 600 mijë euro, 500 mijë për Tom Doshin dhe 100 mijë për Mhill Fufin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button