☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,957 ▲ +1.47% ETH $2,245 ▲ +2.66% XRP $1.3548 ▲ +0.8% SOL $84.6900 ▲ +2.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Arvizu: Nishani ndodhet në pozicion të vështirë

Ambasadori-Amerikan-ne-Tirane-Aleksander-Arvizu-320x231Ambasadori

“Bojkoti dëmtoi opozitën, shpresoj të kthehet”

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i bën apel jo vetëm opozitës, por edhe mazhorancës që të jetë më aktive për të ftuar opozitën që të ndërpresë bojkotin. PD-ja, sipas kryediplomatit amerikan, është e rëndësishme për të përmbushur rolin e saj në Kuvend. “Mendoj se ky është një ekzagjerim. Nëse mund të thosha që këshilla ime për opozitën është që qeveria po bën dhe në mënyrë legjitime mund të kritikohet, mendoj se duhet bërë një dallim mes vizionit tuaj dhe alternativës tuaj. Denoncimi në mënyrë konstante, shumë prej tyre të ekzagjeruara, dëmtojnë kredibilitetin e opozitës dhe ky bojkot ka qenë dëmtues. SHBA-ja dhe miq të PD-së i kanë nxituar ata të kthehen në Kuvend dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ka pasur lëvizje dhe pritet në javët e ardhshme. PD-ja ka një rol të rëndësishëm për të përmbushur në këtë vend. Mirëpresim të kthehen më të fortë. Mazhoranca duhet të ishte pak më aktive kur bëhet fjalë për të ftuar opozitën”, tha ambasadori Arvizu në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”. Ndër të tjera, ai theksoi se do të kërkojë një përpjekje mes palëve për një nga reformat më kyçe në vend, siç është ajo e sistemit të drejtësisë. Ai shtoi se opozita abuzon me termin konsensus. Në lidhje me kreun e shtetit, Arvizu deklaroi se aktualisht është në një pozitë të vështirë, si dhe në disa raste ai nuk shpreh gjithmonë mendimet e tij. “Të gjithë e dinë që ai është në një pozicion të vështirë. Mendoj se ai çfarë shpreh nuk janë gjithmonë të tijat. E kam parë në javët e fundit në shumë takime, ku nuk ka pasur njoftime për shtyp. Kjo është një shenjë e mirë, edhe pse nuk kanë arritur një marrëveshje për guvernatorin”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.