Kronika

“Asnjë anije pa GPS”, peshkatarët e Durrësit në protestë

Peshkatarët e Portit të Durrësit kanë bojkotuar sot punën në shenjë proteste pas bllokimit të 70 anijeve të peshkimi. Ditën e djeshme ka ardhur urdhrit në dispeçerinë e peshkimit dhe në Policinë Kufitare për bllokimin e mjeteve të lundrimit që nuk kanë pajisje GPS-je, e cila duhet të jetë funksionale në momentin kur anije del për lundrim.

Sipas protestuesve, ky urdhër është abuziv, pasi ata dispojnë pajisje lokalizimi. Ata shtojnë se masa për bllokim të anijeve ka penalizuar gjithë industrinë e peshkimit, pasi aty janë të punësuara dhjetra familje, ndërsa pajisjet e reja kanë kosto.

“Urdhri për vendosjen e GPS, abuziv. Urdhri, pasi një kompani fitoi tenderin për pajisjet. Ato janë të kushtueshme 2-3 mijë euro secila. Ne i kemi pajisje GPS të cilat janë funksionale dhe
s’kemi pse të marrim pajisje të reja me kosto të lartë”, pohuan peshkatarët.

Ky urdhër për pajisje me GPS erdhi fill pasi një marinar egjiptian mori peng një prej anijeve në Portin e Durrësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button