☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,655 ▲ +1.47% ETH $2,232 ▲ +2.12% XRP $1.3451 ▲ +0.44% SOL $84.1500 ▲ +1.48%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Asnjë datë për rikthimin e trojkës

a201E hapur mbetet data e kthimit të trojkës në Athinë, pasi megjithë telekonferencën mes stafit financiar të qeverisë dhe përfaqësuesve të kreditorëve, që zgjati katër orë, nuk pati marrëveshje mes të dy palëve, me pikë kryesore mosmarrëveshjeje vakumin financiar të 2015-s.

Sipas një zyrtari të lartë të Ministrisë greke të Financave “trojka (BE-FMN-BQE) vazhdon të insistojë në vakumin financiar të supozuar”.

I njëjti burim shtoi se “ne kemi të drejtë, ashtu si vitet e mëparshme”. I pyetur nëse ekziston një datë për kthimin e trojkës, ai tha shprehimisht se “ende nuk kemi një datë”, mirëpo “bisedimet vazhdojnë”.

Qeveria vazhdon të pretendojë se nuk ekziston vakum financiar për 2015-n dhe mbi këtë bazë do të dorëzojë sot në parlament, buxhetin e ri. I njëjti burim tha gjithashtu se gjatë telekonferencës u hap gjithë gama e çështjeve dhe se “gjetëm akord për shumë gjëra”, duke shtuar se për qeverinë mbetet si datë kyçe takimi i Eurogrupit i 8 dhjetorit.

Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se gjatë telekonferencës nuk u diskutua mundësia e një propozimi për zgjatjen e memorandumit.

“Primare është të finalizojmë kontrollin aktual dhe të shkojmë më tej. Për ne është primare të mbyllim vlerësimin”, shtoi.

Në telekonferencën që filloi në orën 23:00 të së enjtes dhe përfundoi sot në mëngjes në orën 03:00, merrnin pjesë ministri grek i Financave, Gjikas Harduvelis, zëvendësministri i Financave, Jorgos Mavraganis dhe këshilltarët e kryeministrit, Stavros Papastavru dhe Hrisanthos Lazaridhis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.