Atentati me dy viktima në Lezhë, çfarë dihet deri tani për autorët. Gazetarja sjell detaje nga vendngjarja
Gazetarja Sara Demushi ka dhënë detaje të reja në "Review" me Greta Topjana mbi atentatin e ndodhur në Lezhë ku u vranë Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Ajo
Gazetarja Sara Demushi ka dhënë detaje të reja në “Review” me Greta Topjana mbi atentatin e ndodhur në Lezhë ku u vranë Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Ajo sqaron se ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi çifti ishte larguar nga një lokal në aksin Lezhë–Shkodër dhe po udhëtonte drejt banesës së tyre në Torovicë.
Sipas saj, dy automjete dyshohet se kanë ndjekur çiftin, ku më pas autorët kanë parakaluar makinën e tyre dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.
“Çifi sapo kishin lënë ambientet e një lokali në aksin Lezhë-Shkodër për të shkuar në banesën e tyre në zonën e Torovicës dhe kanë rënë pre e atentatit. Ata po lëviznin me automjetin e tyre ku ajo çfarë mësohet deri tani, kanë qenë dy automjete duke ndjekur çiftin me makinën e tyre, cfarë tregon se Kreshnik Mujeci ka qenë nën vëzhgim nga ekzekutorët dhe teksa janë afruar, njëra nga makinat ka parakaluar dhe më pas është qëlluar në drejtim të çifti Mujeci”, tha gazetarja.
Demushi nënvizon se policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët e sulmit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 30 gëzhoja nga grupi hetimor.
Gazetarja thekson gjithashtu se grupi hetimor po shqyrton pistën e hakmarrjes, duke u nisur nga e kaluara e familjes dhe një vrasje e ndodhur në vitin 2016
“Policia ende nuk ka identifikuar autorët. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet dhe mbi 30 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Janë bizneset të cilat ndodhen në anë të rrugës pranë vendngjarjes dhe breshëria e plumbave ka depërtuar në këto biznese përreth.
Nisur nga historia e kësaj familje, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, teksa për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 ku viktimë ka mbetur Genc Mhillaj, mes disa të autorëve të dyshuar është edhe Kreshnik Mujeci”
Nga vendimet e Gjykatave, të dyshuarit janë shpallur të pafajshëm për shkak të mungesës së provave”, shtoi ajo.
Sara Demushi thekson se kontrollet në zonë dhe në banesat e familjes së Genc Mhillajt vijojnë, por deri tani nuk ka persona të shoqëruar.
Edhe aktualisht kontrollet në zonë vijojnë dhe janë policia ka ushtruar kontrolle gjithashtu në banesat e anëtarëve të familjes së Genc Mhillajt dhe nuk ka persona të shoqëruar.
Kamerat e sigurisë në biznese do të ndihmojnë grupin hetimor për të identifkuar autorët. Armët e përdorura ishin kallashnikov dhe nga ngjarjet e shkuara kriminale deri më tani nuk është konstatuar asnjë mjet i djegur nga autorët”, tha gazetarja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.