🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.11 ▼0.95%
ARI 4,491 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,524 ▼ -5.47% ETH $1,775 ▼ -5.44% XRP $1.1733 ▼ -5.81% SOL $69.5100 ▼ -7.57%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.11 ▼0.95 % ARI 4,491 ▲0.55 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.11 ▼0.95 % ARI 4,491 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen në “beben e syrit” të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, pas natës së katërt të protestave të organizuara kundër tij në kryeqytet.

Kreu i qeverisë publikoi një video në rrjetet sociale nga zona e Zvërnecit, ku zona shfaqet e ndotur. Krahas videos, Rama shkruan se investimi i planifikuar prej 4 miliardë eurosh do të shërbejë për zhvillimin e turizmit dhe transformimin e Vlorës në një destinacion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në mesazhin e tij, kryeministri kritikoi kundërshtarët e projektit, duke i akuzuar se synojnë të pengojnë zhvillimin e zonës dhe të mbajnë të pandryshuar gjendjen aktuale të saj. Sipas tij, projekti do ta shndërrojë Vlorën në “beben e syrit të turizmit” në rajon dhe do ta pozicionojë Shqipërinë në një nivel më të lartë të turizmit botëror.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e ‘Shqipërisë së shqiptarëve’ duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot – siç do ta shihni vetë – tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.“, shkruan Rama.

Kryeministri publikoi gjithashtu mesazhin që, sipas tij, i është dërguar nga një qytetar vlonjat bashkë me videon. Në mesazh, qytetari shprehet pro zhvillimit të projektit dhe kritikon gjendjen aktuale të zonës.

“Përshëndetje Kryeministër! Jam vlonjat dhe pro investimit në Zvërnec. Mos ndalo! Po të nis një video dhe të lutem postoje. Bëhet fjalë fiks për zonën ku njerëz të papërgjegjshëm, që ndoshta janë ngritur edhe në protestë, e kanë katandisur zonën e mbrojtur si mos më keq. Kurse ata që erdhën për sherr dihet që e kanë me ty, jo me natyrën, se po ta kishin për natyrën duhet të shanin pse është bërë hale, jo pse do të hedhësh 4 miliardë që s’janë hedhur në tërë historinë në anët tona.

Shihe videon dhe, nëse do, mund të të nis edhe video të tjera të zonave që mbrohen me ligj, por nuk mbrohen dot nga njerëzit e ligj pa tru, që sa më shumë plehra hedhin poshtë, aq më tepër cirren me zërin lart. Të falënderoj nëse e merr në konsideratë këtë video dhe tregoja Shqipërisë se duan të sabotojnë zhvillimin që e shëron këtë zonë. Bëje këtë zhvillim e vlonjatët do të të bekojnë në breza. Këta jo vetëm që nuk e duan Shqipërinë aq sa thonë, por e duan edhe pa të huaj që ta kthejnë si Vlora para se ta merrje ti në dorë. Po të nis videon.”, i shkruan qytetari kryeministrit.


Projekti për Zvërnecin ka ngjallur mjaft reagim dhe revoltë në opinionin publik. Protesta e parë nisi në Zvërnec ku banorë të zonës dhe aktivistë kundërshtuan projektin, më pas protestat morën përmasa më të mëdha edhe për shkak të dhunimit të një prej protestuesve nga policia private.

Ndërkohë të mërkurën, 3 qershor, në sheshin përpara Kryeministrisë u zhvillua protesta e katërt. Kjo protestë është shoqëruar me përplasje të qytetarëve me forcat e rendit.

Nga ana tjetër, prej ditësh ka pasur edhe reagime të herë pas hershme nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili i mëshon faktit që ky projekt është i jashtëzakonshëm për turizmin e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.