☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.39 ▼0.17%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,820 ▲ +1.14% ETH $2,154 ▼ -0.44% XRP $1.4526 ▼ -0.42% SOL $89.2500 ▼ -0.06%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.39 ▼0.17 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

ATHINË – Schauble: Greqia ka dalë nga makthi i krizës

Ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, vlerësoi se Greqia ka dalë nga makthi i krizës, gjatë një interviste të publikuar dje në mbrëmje në televizionin grek “Skai TV”, ku theksonte se nuk do të uronte që këto masa t’ia impononte gjermanëve.

“Unë vetë nuk do të dëshiroja të isha i detyruar të imponoja reforma të tilla në Gjermani”, theksoi para se të largohej nga funksioni ish-ministri që u zgjodh dje president i Bundestagut.

 Ky veteran i zonës euro gjykoi gjithashtu se planet për rimëkëmbje që vazhdoi Athina i kanë mundësuar të dalë nga ajo që gazetarët grekë e quajnë “makth”.

“Ka përfunduar, në vitin 2017 shifrat tregojnë se situata po normalizohet”, deklaroi Schauble.

“Ne mendojmë se Greqia do të rimëkëmbet pa pasur nevojë për masa të reja dhe do të rigjejë hyrjen në tregje ashtu si parashikohej, në gusht 2018”, vazhdoi ai.

Ai ritheksoi gjithashtu se një zbutje e tjetër e borxhit, sikurse ka kërkuar FMN-ja dhe presidenti amerikan Donald Trump pas takimeve me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, “nuk do të jetë e nevojshme.

“Problemi i Greqisë në dekadën e ardhshme nuk është më borxhi, që ka rënë në 180 për qind të PBB-së, por vazhdimi i reformave”, theksoi ai duke paralajmëruar grekët kundër çdo kthimi mbrapa.

Më pas Schauble komenton edhe ish-kolegun grek, Yanis Varoufakis, ku në librin e tij të fundit “Biseda mes të rriturish”, të bazuar mbi regjistrime që tregojnë prapaskenat e bisedimeve të Greqisë me partnerët e saj pas ardhjes në pushtet të së majtës radikale në Athinë.

“Ajo që ai tregon është aq larg realitetit sa që me të vërtetë nuk e di çfarë të bëjë me këtë”, thotë ish-ministri gjerman.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.