🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,865 ▲ +0.24% ETH $2,051 ▲ +0.19% XRP $1.3211 ▲ +1.69% SOL $80.1900 ▲ +1.89%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Atlético-Barcelona/ Simeone dhe Flick kundër racizmit: Ka humbur respekti, duhet ndryshuar mënyra e të menduarit!

Ajo që nodhdi në miqësoren mes Spanjës dhe Egjiptit, ku tifozët vendas kënduan kore raciste, ka marrë vëmendjen e protagonistëve të ndeshjes mes Atlético Madrid dhe Barcelona-s. Konferenca për shtyp e takimit, i cili luhet të shtunën mbrëma në orën 21:00, është fokusuar gjatë në episodin e pakëndshëm që ndodhi gjatë miqësores Spanjë-Egjipt ku tifozët vendas ofenduan në kor skuadrën mike.

I pari që u shfaq përballë gazetarëve ishte trajneri i Atlético, i cili pranoi se koret kundër myslimanëve në “RCDE Stadium de Cornellà-El Prat” ishin një “një çështje shoqërore dhe globale, nuk i përkasin vetëm Spanjës, Argjentinës apo Brazilit. Sot ka humbur respekti”. Në fjalën e tij Diego Simeone vazhdoi: “Respekti që dikur kishim për prindërit, mësuesit, policinë, drejtorët e klubeve, trajnerët… Sot është zhdukur dhe nuk e kemi më. Të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim dhe me besim në Zot mund të përmirësohemi”.

Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Hansi Flick. “Në botën e futbollit, ne mbështesim përfshirjen e të gjithëve. Ajo që ndodhi në atë ndeshje ishte frustruese. Bëhet fjalë për një numër i vogël idiotësh që nuk e kuptojnë këtë. Është koha për të reflektuar dhe për t’u përmirësuar. Jo vetëm në futboll, por edhe në jetë. Racizmi nuk ka vend në stadium. Ka të bëjë me të gjithë. Ne të gjithë duam të respektohemi, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, raca apo feja jonë. Asgjë. Ne nuk e duam racizmin. Është koha për të ndryshuar të gjithë këtë mënyrë të menduari”, tha gjermani.

The post Atlético-Barcelona/ Simeone dhe Flick kundër racizmit: Ka humbur respekti, duhet ndryshuar mënyra e të menduarit! appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.