Sporti
Atletico nis bisedimet për Kagawan
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/08/atletico-nis-bisedimet-p-euml-r-kagawan_hd.jpg)
Atletico Madridi është duke negociuar me Manchester Unitedin për shërbimet e Shinji Kagawas.
Mesfushori japonez është njëri nga futbollistët që do të largohen nga Old Traffordi këtë verë dhe disa klube interesohen për të.
Daily Express raporton se kampioni i Spanjës ka kërkuar informacion nga Djajtë e Kuq rreth disponueshmërisë së 25-vjeçarit.
Diego Simeone pritet të ofrojë rreth 14 milionë funte për transferimin e Kagawas.