☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,822 ▲0.08%
DOW 47,743 ▼0.36%
NASDAQ 22,957 ▲0.24%
NAFTA 102.74 ▲6.39%
ARI 4,734 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,994 ▲ +1.51% ETH $2,217 ▲ +1.32% XRP $1.3352 ▲ +0.68% SOL $82.9000 ▲ +1.43%
S&P 500 6,822 ▲0.08 % DOW 47,743 ▼0.36 % NASDAQ 22,957 ▲0.24 % NAFTA 102.74 ▲6.39 % ARI 4,734 ▼1.12 % S&P 500 6,822 ▲0.08 % DOW 47,743 ▼0.36 % NASDAQ 22,957 ▲0.24 % NAFTA 102.74 ▲6.39 % ARI 4,734 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Bota

Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtrisë

Gjenerallejtënant Susan Coyle ka mbajtur disa role të larta komanduese gjatë karrierës së saj ushtarake gati 40-vjeçare, përfshirë gjatë operacioneve në Afganistan dhe Lindjen e Mesme.

Australia ka njoftuar se ushtria e saj do të drejtohet për herë të parë nga një grua në historinë 125-vjeçare të saj, në kuadër të një riorganizimi të drejtimit të forcave të armatosura.

Gjeneral-lejtnant Susan Coyle, aktualisht shefe e kapaciteteve të përbashkëta, do të marrë detyrën e shefes së ushtrisë në muajin korrik, sipas një deklarate të qeverisë të publikuar të hënën. Ajo do të zëvendësojë gjeneral-lejtnant Simon Stuart, i cili mbante këtë post që nga korriku i vitit 2022.

Karriera e Coyle shtrihet në afro katër dekada, gjatë të cilave ajo ka mbajtur një sërë rolesh të larta drejtuese, përfshirë edhe gjatë operacioneve në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme.

Emërimi i saj vjen në një kohë kur ushtria australiane synon të rrisë numrin e grave në radhët e saj, ndërsa përballet njëkohësisht me akuza për ngacmime seksuale dhe diskriminim sistematik.

Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi këtë zhvillim si historik, duke theksuar se “nga korriku, ushtria australiane do të ketë për herë të parë në historinë e saj një grua në krye”.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, e përshkroi emërimin si një moment me rëndësi të veçantë, duke cituar vetë Coyle: “Nuk mund të bëhesh ajo që nuk e sheh”.

“Suksesi i Susan do të jetë domethënës për gratë që shërbejnë sot në Forcat e Armatosura Australiane dhe për ato që mendojnë të bashkohen në të ardhmen,” shtoi ai.

Ndërkohë, ushtria australiane është në proces transformimi të thellë, duke investuar në armatime me rreze të gjatë, dronë dhe teknologji moderne të luftës.

Coyle, 55 vjeç, theksoi përvojën e saj në fusha si lufta kibernetike, duke nënvizuar se kjo përvojë përbën një bazë të fortë për përgjegjësitë e reja që do të mbajë.

Aktualisht, gratë përbëjnë rreth 21 për qind të forcave të armatosura australiane dhe 18.5 për qind të pozicioneve drejtuese. Objektivi i vendosur është që deri në vitin 2030, pjesëmarrja e grave të arrijë në 25 për qind.

Në tetor të vitit të kaluar, ndaj forcave të armatosura australiane u ngrit një padi kolektive, ku pretendohet se institucionet kanë dështuar të mbrojnë mijëra gra nga abuzimi seksual, ngacmimet dhe diskriminimi.

Në të njëjtën kohë, qeveria njoftoi edhe ndryshime të tjera në drejtimin e forcave të armatosura. Zëvendësadmirali Mark Hammond, aktualisht në krye të marinës, do të marrë detyrën e shefit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Australiane, duke pasuar admiralin David Johnston.

Ndërsa zëvendësi aktual i marinës, kundëradmirali Matthew Buckley, do të marrë drejtimin e kësaj dege ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.