☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Irani nuk ka të drejtë të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, kërcënohet ekonomia globale

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të Iranit për të kufizuar qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se kjo rrugë jetike për transportin global të naftës dhe gazit “nuk ka qenë kurrë në pronësi të Iranit për t’u mbyllur apo kufizuar”, sipas BBC.

Ministri i Industrisë i Emirateve dhe drejtuesi i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dabi, Sultan Ahmed Al Jaber deklaroi përmes rrjeteve sociale se çdo përpjekje për të bllokuar këtë korridor – nuk është thjesht një çështje rajonale, por një kërcënim global.

“Çdo tentativë e tillë përbën ndërprerje të një arterie jetike të ekonomisë botërore dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo vendi”, tha ai.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt, ndërsa Teherani ka paralajmëruar se do të vendosë në shënjestër anijet që përpiqen të kalojnë në këtë zonë strategjike.

Këto kërcënime kanë sjellë pothuajse një ndalim të transportit detar dhe kanë ndikuar në rritjen e çmimeve globale të naftës dhe gazit.

Al Jaber e cilësoi këtë situatë si të papranueshme, duke theksuar se vendosja e një precedenti të tillë është “e paligjshme, e rrezikshme dhe e papranueshme”.

“Bota nuk mund ta përballojë një situatë të tillë dhe nuk duhet ta lejojë atë”, shtoi ai. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.