Drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në kuadër të emisionit të Tv Alsat, “Magazina Ekonomike”, i pyetur nga gazetari rreth realizimit të projektit për autostradën Kërçovë-Ohër, deklaroi se deri në fund të dhjetorit 2022 do të zgjidhet çështja e shpronësimit të tokave, derisa deri në fund të vitit të ardhshëm 2023 do të mbaroj projekti. “Deri në fund të dhjetorit do të bëjmë komplet shpronësimin e tokave dhe duket edhe tani që kemi aktivitete të jashtëzakonshme, shumë të shtuara, në ndërtimin e rrugës, që në vitin e ardhshëm do të kemi aktivitete të jashtëzakonshme, pasi që pritet deri në fund të vitit, 31 dhjetor 2023 të mbaroj projekti”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore.