☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.73 ▼1.9%
ARI 4,719 ▲2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,785 ▼ -0.1% ETH $2,148 ▼ -2.18% XRP $1.4541 ▼ -0.94% SOL $89.2900 ▼ -0.78%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.73 ▼1.9 % ARI 4,719 ▲2.46 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.73 ▼1.9 % ARI 4,719 ▲2.46 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Bota

Avioni amerikan F-35 bën ulje emergjente pas një misioni luftarak mbi Iranin

Avioni luftarak F-35 u ul në mënyrë të sigurt dhe piloti është në gjendje të qëndrueshme, tha zëdhënësi i CENTCOM-it, Kapiten Tim Hawkins.

Një avion luftarak F-35 Lightning II i Shteteve të Bashkuara ka kryer një ulje emergjente në një bazë ajrore në Lindjen e Mesme, pasi kishte realizuar një mision luftarak mbi Iran, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt të enjten dhe piloti ndodhet në gjendje të qëndrueshme, deklaroi kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane (US Central Command).

“Jemi në dijeni të raportimeve se një avion amerikan F-35 kreu një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në rajon pasi kishte fluturuar në një mision luftarak mbi Iran. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe piloti është në gjendje të qëndrueshme. Ky incident është nën hetim,” tha Hawkins në një deklaratë.

Sipas raportimit të CNN, që citon dy burime anonime, avioni – me vlerë deri në 100 milionë dollarë – mund të jetë goditur nga Irani.

Ndërkohë, Islamic Revolutionary Guard Corps (Garda Revolucionare Islamike e Iranit) ka deklaruar se ka shënjestruar një avion amerikan. Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë konfirmuar arsyen pse F-35 u detyrua të kryejë ulje emergjente.

Që nga fillimi i luftimeve më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë humbur rreth 12 dronë MQ-9 Reaper.

Veçmas, zyrtarë amerikanë thanë se pesë avionë furnizimi me karburant KC-135 Stratotanker janë dëmtuar nga një sulm me raketa iraniane në një bazë në Arabinë Saudite, megjithëse këto raportime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Megjithëse avionët “stealth” F-35 janë përdorur në operacione luftarake që nga viti 2018, nuk ka pasur deri më tani raste të konfirmuara që një i tillë të jetë goditur nga zjarri i armikut.

Më 1 mars, tre avionë luftarakë amerikanë F-15E Strike Eagle u rrëzuan në një incident “zjarr miqësor” që përfshinte një avion kuvajtian F/A-18. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë dhe u shpëtuan.

Të paktën 13 ushtarë amerikanë janë vrarë në operacionet luftarake kundër Iranit, ndërsa rreth 200 të tjerë janë plagosur.

Në Iran, të paktën 1,444 persona janë vrarë dhe 18,551 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.

Objektivat e luftës së SHBA mbeten të pandryshuara

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se objektivat e vendit të tij në luftën kundër Iranit nuk kanë ndryshuar që nga nisja e sulmeve më 28 shkurt.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ndaj 7,000 objektivave brenda Iranit dhe kanë goditur më shumë se 40 anije iraniane që vendosin mina detare, si dhe 11 nëndetëse.

“Objektivat tona, të përcaktuara drejtpërdrejt nga presidenti ynë ‘America First’, mbeten saktësisht ato që ishin që në ditën e parë,” tha Hegseth për gazetarët të enjten.

Ai shtoi se qëllimet e SHBA-së përfshijnë shkatërrimin e lëshuesve të raketave të Iranit, dobësimin e industrisë së tij mbrojtëse dhe forcave detare, si dhe parandalimin e sigurimit të një arme bërthamore.

Hegseth theksoi gjithashtu se nuk ka një afat të përcaktuar për përfundimin e fushatës ushtarake.

I pyetur nëse do të dërgonte më shumë trupa në rajon, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se nuk po vendos trupa “askund”, por nëse do ta bënte këtë, nuk do t’ua thoshte gazetarëve.

Më herët, gjenerali Dan Caine deklaroi se ushtria amerikane mbetet në rrugën e duhur për të arritur objektivat dhe se SHBA po godet çdo ditë më thellë në territorin iranian.

Megjithatë, ai pranoi se Irani ende ruan një pjesë të kapaciteteve raketore: “Ata hynë në këtë luftë me shumë armë,” tha Caine.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.