Bota

Avioni i zhdukur MH370, pezullohen kërkimet

Fati i avionit malajzian i zhdukur 3 vite më parë me 239 persona në bord duket se nuk do të zbardhet kurre. Në një deklaratë, 3 vendet e përfshira në kërkime, Australia, Malajzia dhe Kina njoftuan pezullimin e tyre.

Siç thuhet, vendimi u mor pas kërkimeve të pafrytshme në një sipërfaqje prej më shumë se 120 mijë kilometrash/katrorë të Oqeanit Indian. Për familjet e viktimave, ky është një vendim i papërgjegjshëm, i cili duhet të rikonsiderohet.

Avioni me numër fluturimi MH370 u zhduk ndërsa udhëtonte nga Pekini në Kuala Lumpur në 2014-n. Deri më tani vetëm 7 prej 20 objekteve të gjetura në oqean janë idenifikuar, ose mendohet se i përkasin Boeing 777.

Një raport i hartuar në nëntor të 2016-s, arriti në përfundimin se me shumë gjasa avioni kishte rënë me shpejtësi në Oqeanin Indian.

“Edhe pse studime shkencore kanë përcaktuar në vazhdimësi zona të mundshme, ne  nuk kemi zbuluar asnjë informacion të ri që do të identifikonte zonën e saktë të rrëzimit të avionit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Gjithsesi “Voice370”, një grup mbështetës për familjarët e viktimave të tragjedisë ajrore, tha se kërkimet duhet të vazhdojnë dhe se zona e kërkimit duhet të zgjerohet duke përfshirë edhe 25 mijë kilometra/katrorë të tjerë, siç rekomandoi raporti i lëshuar nga byroja australiane e transportit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button