Kronika

Avokati i Berishës : Betejë me të marrët! Nuk na gjetën të pa përgatitur

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj në emisionin “Top Story” tha se kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur.

Sipas tij, kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës.

“Kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës, çështje që ka filluar shtrembër, paraqitja e Berishës ishte zgjidhja më e thjeshtë, nuk e bëri sepse… ai është presidenti, kryeministri, lideri i opozitës, ata kujtohen dhe nisin një çështje penale, trajtohet në mënyrë të diskriminuar ligjore duke i privuar lirinë, një term i gjithëpranuar nga Kuvendi, interpretimi i dispozitës. Duhet të kuptoni raportin që kemi me zotin Berisha, kjo është një çështje antikushtetuese, nul sepse nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë ky tren penal, është shkelje kushtetuese që ka konsumuar SPAK me gjykatën ka çuar Berishën në atë zgjidhje. Një person përfaqësues, i votuar 30 e ca vjet, model i qëndrimit ndaj ligjit, të shkojë Berisha se do Arben Kraja? Nuk na kanë kapur të pa përgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty?”, tha Gjokutaj.

Avokati e konsideron një betejë me të marrët, një çështje antikushtetuese, e cila sipas tij nuk ka kaluar në ‘shinat’ procedurale.

“Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një logjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një vendim ky Kuvend t’U thotë prokurorëve ç’është ky vendim që unë nuk di gjë? Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë. Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen”, theksoi ai.

Kujtojmë se këtë të martë, Prokuroria e Posaçme çoi në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore.

“Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023, 20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore”, argumenton Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se ligji thotë qartë që kur nevojat e sigurimit rëndohen, prokurori mund t’i kërkojë Kuvendit autorizim për zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë tjetër më të rëndë.

Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAk për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin e ka refuzuar tre herë.

Pas kërkesës, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit, ndërsa theksoi se “me kundërshtimin e vendimit të gjykatës për moszbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’ kam mbrojtur parlamentin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button