☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.60 ▲0.9%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,038 ▲ +3.37% ETH $2,270 ▲ +7.48% XRP $1.4828 ▲ +4.54% SOL $94.0400 ▲ +6.31%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.60 ▲0.9 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.60 ▲0.9 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

Avokati i Doshit dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e deputetit

Prokurorët e çështjes pritet të marrin në pyetje dy deputetët e arrestuar Tom Doshi dhe Mark Frroku. Megjithëse në bazë të urdhër-ndalimit, dy deputetët duhet të ishin marrë në pyetje menjëherë pas arrestimit, Prokuroria pritet të nisë sot marrjen në pyetje të Doshit dhe Frrokut. Marrja në pyetje do të bëhet në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe avokatët mbrojtës.

546Ndërkohë gazetari Spartak Koka raportoi se dy deputetët e kanë kaluar natën të vendosur në dhoma të ndryshme, kjo edhe për shkak se ata kanë pasur një marrëdhënie të tendosur ditët e fundit. Deri tani, nuk konfirmohet të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor të dy deputetëve. Pas 48 orëve pritet që gjykata të flasë me një vendim edhe për masën e sigurisë ndaj dy deputetëve. Që në orët e para të mëngjesit të afërm të zotit Frroku kanë qenë të pranishëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, gjithashtu edhe familjarë të deputetit Doshi. Mbrëmjen e djeshme kanë sjellë edhe sende të nevojshme që janë të lejuara për Doshin e Frrokun.

Avokati i Doshit dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e deputetit

Ora 11:48- Avokati i deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçe ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për lirimin e menjëhershëm të deputetit Doshi, duke e cilësuar arrestimin e kundërligjshëm. Ai deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm ka abuzuar me kompetencat e tij dhe kërkesa që ka dorëzuar është e bazuar në Kushtetutë.

“Është një kërkesë e bazuar në Kushtetutë. I kërkova gjykatës lirimin e menjëhershëm se është një ndalim i kundërligjshëm,kryeprokurori ka abuzuar me kompetencat e tij”, tha Meçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.