Intervista

Avokati i Doshit te “A Show” : Hetimi te Krimet e Rënda, jo profesional

E ashtuquajtura çështja Doshi, e cila u bë çështje e madhe e shtetit, shkaktoi nje trazirë të vertete duke tronditur farsen ekzistuese ne sjelljen politike te Shqiperise, nje vend i cili ne marredheniet njerezore nuk ka ndyshuar aspak qe nga koha e vleresimeve te Konices.

vladimir_meceDisa pretendojne se Tom Doshi edhe ashtu ka marre shume vemendje e tanimë duhet te anashkalohet, disa te tjere pretendojne se Tom Doshi i ka dhene qeverisjes aq shume favore, i ka dhuruar aq shume para sa edhe lenia ne gjendje te lire edhe vete procedurat e nxituara per ta hequr nga parlamenti ndoshta kane pasur nje shtyse tjeter. Pra ka patur dhe ka shume spekulime per ceshtjen Doshi e cila nuk është aq e thjeshte.

Zoti Vladimir Meçe, avokat i Tom Doshit

Ne raste gjyqesh te medha dhe Tom Doshi nuk ben asnje ndryshim nga zhurma qe beri me 1994 -1995-1996 O.J.Simpson ne SHBA ku avokatet u bene shume te njohur. Gjithmone pyetja e pare ju behet: Z Meci keni ju ndjenja te perziera kur merrni ne mbrojtje nje personazh me kaq dritehije e faqe sic eshte Z.Doshi?

Meci –Ne menyre absolute jo.Per faktin se per mua te gjithe klientet jane te njejte

Krasta –Nuk ka nje vije ndarese, nje personazh te cilin ju nuk do ta kishit marre ne mbrojtje per cfaredo lloj arsye, per cfaredo lloj shume?

Meci –Ne qendrimin tim etik dhe moral dhe profesional, une do te refuzoja te merrja ne mbrojtje, vetem nje person qe do te perdhunonte nje te mitur, apo dike qe do te kryente akte pedofilie. Te gjitha rastet e tjera per mua jane te njejta.

Krasta-Une nuk kam te drejte t’ju kerkoj juve elemente konfidenciale te marredhenies me z.Doshi por ne qofte se do te mund te shkepusim 2-3 elemente ngaqe ju nuk e njihnit me pare, si ka qene biseda e pare? Ju dha ai ndjesine e atyre mikroanalizave qe ju kishit bere per te kur e shihnit ne televizion si nje nga parlamentaret me te rendesishem te ketij vendi apo te qeverisjes se saj?

Meçi –Mendoj qe Z.Doshi eshte nje personazh me nje karakter te forte dhe shume karizmatik, krijuam nje kontakt psikologjik te shpejte dhe une pranova menjehere qe ta marr ne mbrojtje.

Krasta –E meriton çeshtja Doshi gjithe kete zhurme kaq te madhe mediatike dhe njerezore qe pati ne shqiperi ?

Meçi -Besoj qe po. Besoj qe po se lidhet me shume elemente te tjere te cilet nuk kane te bejne drejtepersedrejti me ceshtjen penale por kane te bejne edhe me funksionimin e shtetit e se drejtes, kane te bejne me ate qe ne shpesh e quajme pavaresi te pushteteve ne shqiperi, kane te bejne me palamentarizmin, kane te bejne me procedurat e munguara si ne rregulloren e kuvendit ashtu edhe ne kodin e procedures penale dhe qe lidhen me trajtimin apo hetimin dhe gjykimin e personave me imunitet sic eshte ne rastin ne fjale Z.Doshi

Krasta-Me daten 20 mars jane bere disa veprime proceduriale..ose rreth kesaj date te cilat jane konsideruar te nxituara, me nje lloj shpejtesie per te realizuar kalimin e Z.Doshi ne doren e prokurorise ne kete rast. A mund te me beni ju nje panorame ku pati nxitim, sepse ku ka nxitim pothuajse gjithmone ka gabim.

Meci –E verteta eshte qe ne daten 3 mars te ketij viti prokuroria e krimeve te renda filloi mbi referimin qe asaj i beri policia, nje ceshtje penale me objekt vrasjen e funksionareve te larte te shtetit. Behet fjale pra per tentativen per vrasje te deputetit Doshi dhe nje tjeter deputeti, deputetit Fufi. Me kete rast u arrestua edhe nje person, Durim Bani dhe megjithëse nuk u realizua kundrejt tij nje akuzë, u vendos nen hetim per kete ceshtje. Pasi jam njohur me aktet e hetimit paraprake qe ka bere Prokuroria e Krimeve te Renda them se hetimi ka qene absolutisht jo profesional dhe jo vetem. Nnuk ka pasur si objektiv hetimin e ngjarjes kriminale, nuk ka pasur si objektiv pyejtjen e ketij personi te cilin jo vetem e vendosen nen akuze por dhe e arrestuan, pyetjen rreth veprimeve qe ky ka kryer ne datat e pretenduara nga deputeti Doshi. Synimi duket qe eshte i qarte per te zhvleftesuar pretendimet e Z.Doshi dhe akuzen publike qe ai kishte drejtuar. Ne daten 19 mars Prokuroria e Krimeve te Renda refuzon kerkesen e Z .Doshi per te thirrur ne cilesine e deklaruesit prokurorin e pergjithshem dhe per ta vene hetimin ne duar te prokuroreve te huaj te pavarur ne rastin konkret. Natyrisht procedura penale ne Shqiperi dhe praktika nuk lejon qe kjo ceshtje te zgjidhet nga prokurorë te huaj dhe nuk kemi pasur asnje precedent ne kete rast. Edhe ne rastin e vrasjes se deputetit Hajdari ka patur konsulence nga prokurore te huaj por qe nuk kane qene aktivë as ne vendimmarrje, as ne kryerje e hetimeve. Mund te kishte ketu nje zgjidhje me nje dekret te presidentit te Republikes, mund te kishte nje zgjidhje ndoshta me juriste te pavarur duke marre shkak nga jurite e sistemit amerikane. Me juriste te pavarur te cilet nuk do kishin varesi nga Prokurori i Pergjithshem, nuk do kishin varesi permanente por do te ishin nje komision, nje grup hetimor, prokurore te perkohshem thjesht per hetimin e kesaj ceshtjeje. Mund te ishte kjo nje zgjdhje por ky eshte problem tjeter. Pra siç ju thashe me daten 19 Prokuroria e krimeve te Renda ia komunikoi Z.Doshi me date 20 marrjen ne pyetje me cilesine e personit i cili kishte dijeni per rrethanat e ngjarjes dhe po ne date 20 Prokuroria e krimeve te Renda vendosi moskompetencen e saj per hetimin e ceshtjes.

Krasta –Pra Prokuroria e krimeve te Renda nuk e çoi hetimin e saj deri ne fund dhe ajo mori nje vendim moskompetence.

Meci –Sepse ne kete vendim ajo u shpreh se ngjarja, fakti kriminal nuk ekziston, por eshte sajuar nga Z.Doshi ne bashkepunim me deputetin tjeter Mark Frroku dhe vetë Durim Bani i cili ishte personi i arrestuar dhe ia dergoi vendimin Prokurorise se Pergjithshme e cila eshte kompetente ne rastin e hetimit te deputeteve te Parlamentit, ministrave gjygjtare te Gjykates se Larte etj … Po ne daten 20 prokurori i pergjithshem regjistroi emrin e Z.Doshi si person ndaj te cilit zhvillohen hetime kesaj radhe per kallezim te rreme, deklarim te rreme perpara prokurorit dhe kanosje per krimin e provave. Tre vepra penale dhe e dergoi po ne ate date ne parlament per te marre autorizimin per te vazhduar me tej ne rastin konkret per arrestimin, heqjen e lirise apo kontrollin e baneses dhe kontrollin personal te Z.Doshi.

Krasta-Pse ky nxitim ?Pse nxitimi ne kete date fatale 20 per te bere kaq shume veprime, mos kompetencen, kalimin te Prokuroria e Pergjitrhshme, kerkesen ne parlament per ta lejuar arrestimin e Z.Doshi

Meci-Natyrisht nuk mund ta jap nje pergjigje te drejteperdrejte per kete…

Krasta –Po me fal eshte legjitime pyetja Z.Meci ?

Meci-Eshte shume legjitime

Krasta –Eshte legjitime pyetja. Ka nje nxitim data 20 per te kryer disa fuksione pernjehere per tu mbyllur historia qe ti lejohet Z.Doshi qe te merret ne pyetje pastaj…

Meci-Dhe ne vijim vetë Keshilli i Rregullores se Mandateve dhe Imuniteti e caktoi seancen e tij ne pasditen e dates 21 pa i dhene me pare mundesi ashtu sikurse e kerkon neni 118 i rregullores se Kuvendit te Shqiperise, pa i dhene deputetit Doshi mundesine te njihet me kerkesen, te njihet me relacionin i cili per hir te se vertetes nuk ekzistonte ne kete date ka nje date te mevonshme, te njihej me provat qe si te thuash i bashkelidheshin akuzes ndaj tij. Ne date 21 perpara se te zhvillohej pikerisht mbledhja e ketij keshilli ka ndodhur dhe takimi im i pare me deputetin Doshi, disa ore perpara mbledhjes.

Krasta –Nderkohe ju keni qene ne mbledhjen e shume perfolur te komisionit te mandateve, aty mbrojtja ka bere nje parashtrese me tre korpuse mesa kam mesuar une. Ajo qe kemi mesuar nga mendjat eshte qe avokatet e Z.Doshi kane bere nje pershtypje jashtezakonisht te mire profesionale nderkohe medja pothuaj e ka anatemuar, i ka stigmatizuar prokuroret si te dobet, te paafte ndoshta hileqare. Jam duke perifrazuar vetem reaksionet mediatike, nderkohe ka bere nje pershtypje jo te mire arroganca e deputeteve te maxhorances dhe nje lloj kthjelltesie e deputeteve te opozites. Kjo eshte pak a shume panorama e ndertuar nga pikpamja mediatike.Si eshte per ju ?

Meci- E verteta eshte Keshilli i Rregullores se mandateve te Imuniteteve nuk kishte zhvilluar asnje here mbledhje te ketij karakteri ku te kerkohej ne radhe te pare qe deputeti te njihej me aktet te cilat e ndeshkonin… e vinin perpara pergjegjesise , te kishte te drejten qe te perfaqesohej dhe te mbrohej nga avokate mbrojtes si dhe te kishte kohen e mjaftushme ,kohen e nevojshme per tu njohur me te gjithe… per te realizuar mbrojtjen e tij dhe per tu njohur me te gjithe materialet. Rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon ne menyre specifike nje gje te tille por ,ashtu sikurse edhe ne mbledhjen e keshillit ne ja parashtruam antareve te keshillit.Komisioni i Venecias ka dhene rekomandimet perkatese ne mbledhjen e marsit te vitit te kaluar ku keto qe ne i realizuam me ne fund me mbrojtejen,me detyrimin e keshillit qe te pranonte avokatet,te pranonte debatin ,jane rekomandime sic e thash te Komisionit te Venecias jane te parashikuara shprehimisht ne aktin perfundimtare te ketij komisioni

Krasta-Ma qartesoni dhe nje here pra ne pergjithesi ne funksionimin e ketij komisioni ka deputet qe kane afersi o direkte me profesionin e jurispundences ose kane nje lloj predispozite le te themi kane dijeni ,kane punuar ne raport me kete ..per ta perdorur kete si nje filter per ..?

Meci-Per t’i rekomanduar parlamentit nese kerkesa e prokurorit te pergjithshem duhet te pranohej ose jo. Pra vendimarrjen e ka sigurisht parlamenti ne seancen e tij plenare, por keta duhet te rekomandonin me nje vendim te arsyetuar qendrimin e tyre. E verteta eshte se deri me sot nje vendim i tille i shkruar nuk ekziston sikurse asnje vendim i shkruar i arsyetuar i parlamentit ne daten 27 kur ai mori vendimin per te lejuar prokurorin e pergjitshem, pra i dha autorizimin prokurorit te pergjitshem per te vijuar me arrestimin me kontrollin e baneses te deputetit Doshi.Do ti kthehesha pak pyetjes qe ju bete pak me perpara…Ne kete keshille bejne pjese 2 ish ministra drejtesie :Eduart Halimi nga njera ane dhe Fatmir Xhafa nga ana tjeter,pershtypja ime…une nuk jam parlamentare jam avokat, pershtyja ime eshte se qendrimi i deputeteve te opozites ishte shume me profesional edhe pse u pretendua me pas se ishte politik se qendrimi i deputeteve te maxhorances.

Krasta-Sipas konceptit tuaj si avokat i pavarur …ne kete rast natyrisht i lidhur me ceshtjen por ju nuk keni patur lidhje me perpara sjellja ndaj çeshtjes se pjesmarresve te maxhorances ishte politike ?

Meci-Padiskutim. Padiskutim qe po. T’ju sqaroj nje moment, nga pikepamja proceduriale nje person i cili vihet nen akuze, emri i te cilit shenohet ne regjistrin e veprave penale sic ishte rasti i deputetit Tom Doshi ne daten 20 nga ana e prokurorit te pergjithshem, e ve perpara detyrimit Prokurorin e Pergjithshem apo prokurore te Prokurorise se Pergjithshme te ngarkuar prej tij qe ta therrasin deputetin, ta vene ne dijeni per faktet nen akuze pse po e hetojne, t’i japin atij mundesine qe te mbrohet, te kete dhe ai avokatin e tij ,te paraqese prova, te kundershtoi provat e akuzes etj…dhe per kete arsye ne mengjesin e dites se hene ne paraqitem ne prokurorine e pergjithshme nje kerkese duke shprehur madje dhe vullnetin e deputetit Doshi qe ti nenshtrohej pra hetimit,ishte i gatshem qe te jepte deklarime ,provat e tij etj etj…Mjafton kjo shkelje e rende e Prokurorise se Pergjithshme qe deputet e keshillit te jepnin nje rekomandim negativ

Krasta-Si me thene ne rastin me enderr te sjelljes dinjitoze dhe profesionale te keshillit panvaresisht se cfare vendimi do te merrte parlamenti dhe ne e kemi te qarte cfare vendimesh marrin shumica kur jane me hosten dhe i detyrojne ,do te ishte qe per dinjitet ata te mos e jepnin lejen per…

Meci-Kjo eshte nje nga arsyet,por ka dhe nje arsye madhore. Vetë Prokuroria e Pergjitshme ne kerkesen e saj mbante nje qendrim qe dilte jashte funksionit te Prokurorit te pergjitshem si organ per hetimin e veprave penale dhe jepte konsiderata…ne kerkesen e tij konsiderata politike duke dale jashte funksionit kjo kerkese automatikisht merr nje prapavije politike apo nje sfond politik cka eshte nje nga arsyet per te cilen ne qofte keshilli ne qofte parlamenti duhet ta rrezonin kerkesen e prokurorit te pergjithshem

Krasta-Z.Meci ishte ndalimi i deputetit Doshi i pa mbeshtetur ne procedure dhe ne ligj ?

Meci-Po .Ndalimi i deputetit Doshi e keni pas vendimit 39 te parlamentit i cili autorizoi prokurorin e pergjitshem qe te merrte masen e sigurimit ishte nje vendim…nje urdher ndalimi i cili i tejkalonte kompetencat e prokurorit te pergjithsem dhe tejkalonte ato kompetenca te deleguara nga vet parlamenti prokurorit te pergjithshem.Prokurori i pergjithshem nuk mund ta merrte nje vendim te tille me cfare do lloj shkaku dhe arsye ,por duhet te ndiqte procedurat qe parashikon kodi i procedures penale per tju drejtuar Gjykates se Larte ne rastin konkret si gjykate kompetente qe do caktonte per deputetin Doshi nje mase sigurimi .

Krasta-Ne c’moment jemi ne tani kur Z.Doshi eshte ne arrest shtepie ?

Meci –Tashme ne jemi ne momentin kur Gjykata e Larte …por kete cilesimin “e Larte” ne rastin konkret duhet ta heq …Kur Gjykata e Larte si organi kompetent qe vepron si gjykata e juriduskinit fillestar ne rastin e deputeteve ka vendosur deklarimin si te ligjshem te ndalimit te Z.Doshi dhe ka caktur per te si mase sigurimi ate te arrestit ne shtepi.Vendimi i Gjykates se Larte duhet ta them per fat te keq eshte vendim gjygjsor e rrespektojme eshte vendim i ndermjetem eshte nje vendim si te thuash ezaurues nga pikpamja e gjykates sepse nuk ka nje gjyakate tjeter me te larte ndaj se ciles mund te drejtohesh ,eshte i gabuar.

Krasta-Do ta kundershtoni ne ndonje forme ?

Meci-ne do te gjejme menyren per ta kundershtuar dhe po pregatitemi per ta kundershtuar ate ne gjykate kushtetuese.Jo per sa i perket mases se sigurimit,por per sa i perket pikerisht asaj te drejte kushtetuese e cila eshte shkelur ,pra neni 73 pika 2 te Kushtetutes se Republikes lidhur me ndalimin qe ka realizuar ne menyre te kundraligjshme prokurori i pergjithshem dhe per kete une jam i bindur qe qofte gjykata kushtetuese do te na legjitimoje fillimisht e me pas le te presim vendimin e saj,por nuk mbaron ketu.Beteja jone do te vazhdoje deri ne gjykaten europianet te te drejtave te njeriut ne Strasburg lidhur me kete fakt

Krasta-Sipas analizes suaj do te kete proces ? Apo pyetja ime eshte e gabuar e nje njeriu qe nuk kupton nga jurisprundenca ?

Meci-Jo pyetja juaj eshte shume e drejte. Une nuk besoj qe do te arrije prokuroria e pergjithshme te realizoje nje proces.

Krasta- Sic e shoh une si nje qytetar i zakonshem i republikes ,deputeti Doshi ka bere nje deklarate jashtezakonishte tronditese dhe te zhurmshme qe kane dashur ta vrasin. Shume analiste thone sot se kjo eshte bere me qellim per ta destabilizuar pozicionin e kryetarit te kuvendit, nje pjese e mire e njerezve tanime jane te bindur qe ndoshta nuk ka patur nje komplot te mirefillte por Z.Doshi ka qene i manipuluar, i genjyer nga njerezit rreth tij per motive e qellime te cilat nuk kuptohen por pyetja qe qendron akoma eshte :Z.Meci ka genjyer deputeti Doshi kur ka thene qe une jam informuar qe kane deshiruar te me vrasin ?

Meci- Jo.Kjo eshte bindja ime. Z.Doshi eshte i bindur ne ate qe thote.Natyrisht ne profesionin e avokatit ne jemi te detyruar ti referohemi pak edhe psikologjise se personit dhe per te krijuar besimin reciprok na duhet qe te vendosim pikerisht se pari kontaktin psikologjik,pra duhet ta njohim edhe psikologjine e klientit te cilit mbrojme .Mund tju them se une kam mbetur disi i mrekulluar nga ajo cka kam mesuar nga keto dite lidhur me personalitetin e Z.Doshi,pra me filozofine e tij e cila e udheheq ne aksionet qe ai ndermerr ne pozicionet e deputetit pamvaresisht asaj pamjes se jashtme disi te eger nganjehere dhe arrogante.Shume kush nuk flet sot per Z.Doshi per dimensionin e Z.Doshi si nje person qe u qendron prane njerezve ne nevoje.Jane me mijera mund te them njerezite te cilet i kerkojne Z.Doshi.le te marr vetem nje shembull:per tu mjekuar ne Spitalin Amerikan ku Z.Doshi paguan…

Krasta- Nga pikepamja gazetareske Z.Doshi vjen dhe une jam i bindur qe ai juve ju ndjek sot se ka dhe nje kuriozitet te shohi avokatin e tij sesi flet ne televizion. Por Z.Doshi e di qe per te ka opinione negative dhe opinione pozitive sic na ndodh te gjitheve per hire te se vertetes se nuk e kemi ndare publikun ne grupime vendosese.Pra ai vjen me arrogancen,ai vjen me babaxhanllekun,ai vjen me potencen e zones ,ai vjen m e sjelljen e votave ,ai vjen sic thuhet me dhenien e shumave te medha dhe me kerkesen e favoreve ndaj kryeministrit o qeverisjes per shkak te maredhenies qe eshte krijuar ne kete kompleksitet dhe sot gjendet praktikisht i pafuqishem pikesrisht ne zonen e fuqise se tij politike qe me falni po me lejon te bej pyetjen tanime.Mos ka qene fillimi i gjithe kesaj ngjjarjeje ne menyre te mirefillte tani me jo ne fillim, se ne fillim ceshtja u mbyll nga institucionet shteterore per ta zgjidhur mes vedi, por tani mos eshte qellimi qe Z.Doshi te dale nga parlamenti meqenese ai aty ishte nje sipas gjithe kendeveshtrimeve europiano-atlantike nje pjesemarres i papershtatshem ?

Meci-Nuk mendoj qe kendveshtrimet euro-atlantike te jene te tilla sepse ne fund te fudit Z.Doshi nuk eshte thjesht nje deputet eshte dhe nje biznesmen ,dhe i ka te gjitha bizneset e tij brenda apo jashte vendit te zbardhura deri tek detajet.Eshte ndoshta nje ndertaksa paguesit me te medhenj te parlamentit shqipetare apo te vete Shqiperise gje per te cilen duhet rrespektuar,eshte si te thuash bart vullnetin e nje numer te konsiderueshme zgjedhesish ne zonen e tij ,gje qe duhet vleresuar.Ne historine parlamentare te shtetit shqiptare duke filuar qe ne vitet 20 ka pasur personazhe te tilla ,jo te gjithe jane te diskutueshme ,por kjo nuk e ben ate nje person te padeshirueshem .Pse ?Sepse rekordet e tij kriminale jane te bardha ,rekordet e tij te gjendjes penale me falni jane te bardha.Ai nuk ka rekorde kriminale kudo ku jeton ,ku ka jetuar ne Itali ,ne Gjermani ,ne Australi,ka qene i mirepritur ne kongresin Amerikan,ka qene i mirepritur ne fondacionin e Klintonit

Krasta-A i ka lexuar mbrojtja me kujdes tekstin e njoftimit te disate te Ambasades Amerikane, dmth ka aty nje kumt ?

Meci-Une mendoj …kam lexuar kete njoftimin e fundit ku eshte kerkuar pikerisht ajo qe ne kerkojme dhe kembengulim pikerisht edhe sot e kesaj dite .Zbatim rigoroz i ligjit nga ana e organeve te prokurorise ,dhe nje proces i rregullt ligjore nga ana e gjykates.Z Krasta ju permendet pak …avokate e O.J.Simpsonit ,njeri prej tyre ka qene Alan Dershoëitz te cilin e deklaroj eshte idhulli im .Ai thote : qe e verteta gjygjesore nuk eshte e njejte me te verteten jetesore dhe me ate qe shkenca synon te arrije ,perndryshe nuk do t ekishim as prezumimin e pafajsise as dyshimin e arsyeshem sic jane ne te verteten gjygjesore .Pra e verteta gjygjesore eshte disi me e koklavitur,me e komplikuar,prandaj per mendimin e gjere popollore mundet qe te jete vendosur fati i njeriut ,por eshte shume e rendesishme qe te respektohet procesi i rregullit ligjor dhe procesi i rregullit ligjor ka nje sere karakteristikash,nje sere kriteresh ,nje sere kerkesash qe ai te jete vertete i rregullt.Ne nuk verifikaum te ndodhi keshtu,madje qe ne mbledhjen e keshillit dhe aty duhet te ishte nje proces i rregullt ligjor nuk konstatuam kete gje nga veprimet e prokurorise qendrimin konform ligjit nuk e konstauam per fat te keq as nga Gjykata e Larte e cila duhet ti qendronte konceptit te procesit te rregullt ligjor dhe duhet ta deklaronte minimalisht urdherin e prokurorit si haptazi te kundra ligjshem ,si haptasi anti kushtetues dhe ne tejkalimin e kompetencave te dhena nga organi legjislativ,nga kuvendi.Ne kete menyre ne mbrojme parlamentarizmin ,ne kete menyre ne mbrojme fjalen e lire sepse edhe caktimi i mases se sigurmit per deputetin Doshi eshte nje handikap qe krijon per te nje pengese reale qe ai te shpreh vullnetin e zgjedhesit ,te takohet me elektoratin,te marre pjese ne komisionet ku ai eshte anetar te parlamentit,te votoje,pra krijon ate disbalancen qe eshte shume e rendesishme ne parlament,disbalance politike cka do te thote qe me nje nderhyrje arbitrare te prokurorit te pergjithshem ne rastin konkret dhe me nje vendim qe ka ndjekur qellime qe une nuk e di ti quaj ndryshe vecse politike eshte prishur funksionimi i vet shtetit te se drejtes,i vet parlamentit shqiptare .

Krasta-Pyetja e fundit.Vazhdon beteja ?

Meci-Beteja do te vazhdoje. Beteja do te vazhdoje.Beteja ndoshta do te jete dhe e gjate ,por une jam i bindur ne fitore,ne fitoren e se drejtes ,ne fitoren e arsyes.

Krasta-Ju si e perballoni famen e proceseve te medha apo ju duket nje gje e zakonshme ?Ato njerezit ne amerike u bene te njohur dhe te pasur.

Meci –Me ben pak pershtypje ,dhe mund tju a deklaroj per ate pjesen e dyte avokatia per mua eshte nje mision pastaj eshte biznes.

Krasta-Z. Meci. Faleminderit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button