Maqedonia

Avokati i Popullit: Të mos shtyhet afati i provimit të maturës në Maqedoni

Avokati i Popullit ka reaguar ndaj vendimit për shtyrjen e afateve për dhënien e provimit të maturës shtetërore dhe i bëri thirrje ministrit të arsimit dhe shkencës që ta tëreheq vendimin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e Avokatit të Popullit, thuhet se vendimi nuk është në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm dhe me aktet nënligjore, dhe se është në kundërshtim me Konventën për të drejtat e fëmijëve.

Avokati i Popullit konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk duhet të ndikojë në arsimin e nxënësve, e as të jetë arsye për ndryshimin e afatit të provimit të maturës, ndërkaq reagimi vjen pasi që, nxënësit nuk janë pyetur aspak për këtë vendim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button