☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,955 ▼ -2.82% ETH $2,189 ▼ -3.01% XRP $1.3293 ▼ -1.72% SOL $81.8200 ▼ -3.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Avokatja e Shtetit shmang hetimin parlamentar

Ka dështuar përsëri përfundimi i marrjes së dëshmisë së Avokates së Shtetit, Alma Hicka, në lidhje me hetimin parlamentar për rrimarrjen nga Shqipëria të aksioneve të CEZ Shpërndarje.

Vetë zonja Hicka i është drejtuar komisionit me një shkresë zyrtare për të mos bërë deklarata para deputetëve me të cilët ka konflik interesi, duke iu referuar gjyqeve të ndryshme ku avokatura e shtetit është pjesëmarrëse.

“Kryetari i komisionit, Edmond Spaho dhe anëtarët e tij Jorida Tabaku dhe Helidon Bushati, vetë ose përmes familjarëve, janë palë në dhjetëra gjyqe kundër shtetit shqiptar”, deklaroi Hicka.

“Të jeni e qetë se ju me mua nuk keni asnjë konflikt interesi, për asnjë çështje, as civile, as penale”, reagoi kryetari i komisionit, Spaho.

“As unë, as bashkëshortja ime nuk kemi asnjë konflikt interesi”, tha më tej deputeti Helidon Bushati.

Për opozitën parlamentare, që është edhe kërkuese e hetimit, kjo është një manovër për të mos lejuar marrjen e dëshmisë. Ndërsa anëtarët socialistë të komisionit kërkojnë të merret në shqyrtim kërkesa e Avokates së Shtetit për  sqaruar rrethanat.

“Zonja Hicka ju do largoheni nga ky komision dhe propozoj që procesi të pezullohet deri në sqarimin e rrethanave”, tha deputeti socialist Eduard Shalsi.

“Nëse largoheni, të hënën më datë 16 do të vini sërish me polici”, paralajmëroi kryetari Edmond Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.