☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.53 ▲3.3%
ARI 4,757 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,237 ▼ -0.65% ETH $2,185 ▼ -2.95% XRP $1.3354 ▼ -3.25% SOL $82.5100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,757 ▼0.43 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.53 ▲3.3 % ARI 4,757 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Axhenda e aktiviteteve në kuadër të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës do të organizojë një sërë aktivitetesh në 17 Shkurt, 8 vjetorin të Pavarësisë së Kosovës.

Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitet e Policisë së Kosovës do të parakalojnë në sheshin e Prishtinës, ndërsa më pas do të zhvillohen homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe pranë varrezave të Jasharajve në Prekaz.

Festa do të vazhdojë në sheshin “Ibrahim Rugova”, “Zahir Pajaziti” dhe “Nënë Tereza”, me interpretimin e Ansamblit “Shota”, që sipas axhendës së Pavarësisë, thuhet të jetë në orën 12:00, dy orë para se opozita e bashkuar të nisë protestën e paralajmëruar për 17 shkurt.

Një aktivitet tjetër do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në orët e paradites, ku do të promovohet libri “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.

Festa në kryeqytet vazhdon në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar, ku do të shfaqet Baleti “Dasma”.

Ditën e 17 Shkurtit, delegacionet e larta të institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidenca, Kuvendi i Kosovës e Kabineti Qeveritar do të bëjnë homazhe tek varrezat e përmendoreve të dëshmorëve. E pranë komplekseve do të qëndrojnë pjesëtarët e FSK-së.

Për nder të tetë vjetorit të Pavarësisë, më 15 shkurt presidentja e vendit, Atifete Jahjaga pritet të dekorojë me medalje personalitete të shquara.

Ditën e Pavarësisë dhe disa ditë para saj, në komunat e Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.