Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,859 ▲ +0.98% ETH $2,240 ▲ +1.2% XRP $1.3462 ▲ +0.43% SOL $84.1100 ▲ +0.57%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Film

“Babai” shkon në Berlinale

Filmi “Babai”, i regjisorit Visar Morina, do të jepet në ekranin e madh të edicionit të 66-të të Berlinales, e cila hap siparin nga data 11-21 shkurt në Berlin.

Filmi që prezanton kinematografinë e Kosovës do të shfaqet më datë 12 shkurt, në orën 16.00, në kinemanë “Zoo Palast”. I konsideruar si një nga prodhimet më të suksesshme të kinematografisë së Kosovës së viteve të fundit, aktori kryesor i këtij filmi, Astrit Kabashi, fitoi çmimin si aktori më i mirë në “Angers Film Festival” në Francë.

“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve nëntëdhjetë ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. Filmi “Babai” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga fondacionet gjermane të filmit si Film und Medien Stiftung NRW, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez Cinema Du Monde dhe nga televizioni publik gjerman WDR, si dhe televizioni publik gjermano-francez ARTE dhe është prodhim i NikoFilm, Gjermani, Produksioni Krusha, Kosovë, Skopje Film Studio, Maqedoni dhe Eaux Vives Productions, Francë.

Filmi “Babai” është i vetmi që këtë vit do të flasë shqip në ekranin e madh të Berlinales. Një vit më parë ishte filmi i regjisores italiane Laura Bispuri “Virgjëreshat e betuara” ai që solli një sagë shqiptare që do të komentohej gjatë në korridoret e Berlinales. Nisur nga suksesi që pati interpretimi i virgjëreshës shqiptare nga aktorja italiane Alba Rohrwacher,, ajo është zgjedhur të jetë këtë vit si anëtare e jurisë së Berlinales, ku presidente do të jetë aktorja e njohur Meryl Streep.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.