☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.46 ▼1.08%
ARI 4,433 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,545 ▼ -3.28% ETH $2,051 ▼ -4.69% XRP $1.3604 ▼ -2.88% SOL $86.1000 ▼ -5.37%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,433 ▲1.29 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,433 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Balena blu” loja e rrezikshme për fëmijët edhe në Gjirokastër

Loja vrasëse ‘Balena Blu’ po gjen shtrirje të gjerë gjeografike edhe në Shqipëri. E ndërsa mendohet se më të rrezikuar janë fëmijët e zonave urbane, në Gjirokastër ka ndodhur krejt e kundërta. Një 12 vjecare, banore në një prej zonave rurale të qytetit ka rënë pre e kësaj loje. Kanë qenë shokët e klasës ata që kanë vënë re të parët ndryshimet e saj në sjellje dhe humor, ndërsa fati deshi që pikërisht ditën e fundit të shkollës të identifikonin tek ajo edhe shenjat e vetëplagosjes.

Burime nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër pohojnë se e mitura rrjedh nga një familje me prindër me probleme psikologjike dhe kjo është një ndër arsyet e mospikasjes së ndryshimit të saj në sjellje. Por rreziku i rënies në kthetrat e kësaj loje është i pranishëm në çdo familje dhe grupmoshë pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike.

Në Gjirokastër rasti i parë është shënuar para dy ditësh. Rasti i kapur nga shërbimi psiko-social ka ndodhur në shkollën “Koto Hoxhi” ku një vajzë në klasën e shtatë që vjen nga zonat rurale ka marrë një urdhër nga kuratori për të njoftuar shokët e klasës që të shkarkojnë lojën “balena blu”.

Më pas ata e kanë referuar tek mësuesja kujdestare. Vajza ka deklaruar se nuk ka përdorur telefonin e saj, pasi nuk ka telefon, por një vajzë së cilës i di vetëm emrin i ka ofruar telefonin e vet nga ku merrte instruksione nga kuratori në pushimin e gjatë. Fëmija kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, ndërsa kishte 10 ditë pa ngrënë e pa pirë. Ajo kish arritur në nivelin 33 të lojës nga 50 nivele që ka në total.

Menjëherë pas identifikimit të rastit në Gjirokastër, Drejtoria Arsimore dhe psikologët kanë marrë masa për trajtimin e fëmijës. Hapi i parë ka qenë denoncimi në polici pranë zyrës së krimit kibernetik dhe shkëputja e fëmijës nga të gjitha mjetet e kontaktit me internetin.

Loja online e quajtur “Balena Blu” që sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi, mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut. Për këtë janë sërish fëmijët që sqarojnë sesi kontaktohen nga drejtuesit e lojës.

Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik dhe fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës.

Personi që e krijoi këtë lojë, një 21- vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.