Baleti “Lola” rikthehet në TKOB, primabalerinat Adela Muçollari dhe Isida Mollaymeri në rolet kryesore
Pas 25 vitesh mungesë, një nga baletet më të dashura të repertorit shqiptar rikthehet në skenë. Në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, drama, pasioni dhe sakrifica marrin jetë përmes produksionit të ri të baletit “Lola”.
“Lola” është historia e një dashurie që përballet me krenarinë, e një zemre që përplaset mes ndjenjës dhe detyrës, mes dhimbjes personale dhe thirrjes për liri. Ngjarjet zhvillohen në një fshat malor të Katalonjës, në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez. Festa e korrjes ndërpritet nga hija e armikut, ndërsa dashuria mes Pablos dhe Lolës vihet në provën më të vështirë. Rol ky që do të interpretohet nga primabalerina Adela Muçollari.
Ndërsa Isida Mollaymeri e cila vjen nën petkun e personazhit të Konsuelës, sjell në skenë një tjetër dimension emocional.
Kjo histori vjen simbolikisht në muajin e gruas, për të vendosur në qendër forcën, sakrificën dhe kurajën femërore dhe do të keni mundësi ta ndiqni për tri ditë me radhë nga data 6 deri më 8 Mars./vizionplus.tv



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.