☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Balla: Mocioni me debat më 2 mars, shkak axhenda e kryeministrit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se, mocioni me debat do të mbahet në 2 mars, për shkak të axhendës ndërkombëtare të kryeministrit, që edhe deputetët të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të seancës së Kuvendit, Balla tha se, “së pari, kërkesa për zhvillimin e mocionit me debat ka kërkuar vënien në dispozicion të një dite të plotë, ku të hiqen të gjitha çështjet që mund të ketë seanca dhe të jetë e dedikuar, e cila po ta llogarisim nëse flet secili nga 10 minuta i bie rreth 24 orë. Në këtë këndvështrim, Kuvendi nuk është një fastfood, por institucion ku duhet të përgatitet çdo deputet për atë që do flasë”.

“Opozita 2 marsin e ka ditë të shënuar mendoj, se do ishte data më e mirë. Neni 89, në rast se nuk gjendet dakordësia, votohet propozimi i Kryetarit të Kuvendit. Në këtë aspekt tashmë nuk ka më asnjë alibi për normalitetin. Koha në dispozicion për t’u përgatitur është e mjaftueshme. Presim deputetët të jenë prezentë, edhe pse nuk ka dyshim që nuk është mocioni me debat arsyeja për këtë situatë, por katrani me bojë në krye të PD që nuk lë hapësirë”, nënvizoi Balla.

Më tej Balla tha se, “gjej rastin si kryetar i grupit të PS-së të përshëndes aktin e familjarëve të 21 Janarit që për vrasjet e të paktën dy prej të vrarëve, që cilësohen si vrasje pa autor, iu drejtuan SPAK, që ka detyrimin të marrë kompetencën për hetimin e atij krimi shtetëror”.

Balla foli edhe në lidhje me videon e publikuar nga opozita për vendosjen e një paralelizmi mes situatës së ditëve të fundit në Kuvend dhe mënyrës së ngjashme se si PS bënte dikur opozitë.

“Janë munduar të bëjnë një krahasim me 2006-ën, kur ne kemi kërkuar që votimi të ishte i fshehtë. Kjo ishte arsyeja e debatit dhe protestës së opozitës së asaj kohe. Kërkesat për votimin e fshehtë janë kërkesa që nuk janë më të nevojshme t’i bësh, sepse janë sanksionuar në Rregullore. Edhe në atë kohë ka pasur përjashtime, si deputeti Petro Koçi dhe të tjerë. Pyetja që shtron çdo qytetar është: A do respektohen sot rregullat, kur kërkesat e opozitës kanë marrë rrugë? Ajo për Komision Hetimor është në Konferencën e Kryetarëve”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.