🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.59 ▼1%
ARI 4,652 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,410 ▼ -1.03% ETH $2,149 ▼ -2.22% XRP $1.4540 ▼ -0.72% SOL $89.0800 ▼ -1.4%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼1 % ARI 4,652 ▲1 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.59 ▼1 % ARI 4,652 ▲1 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Balla: Testi i drogës, jo në ligjin e dekriminalizimit. Bylykbashi: Ndryshimet kushtetuese, mur i fortë për ata që duan të përfitojnë

Testi i drogës nuk do të përfshihet në ligjin e dekriminalizimit, sipas Taulant Ballës. Palët kanë arritur një konsensus për këtë proces, “të keqpërdorur për arsye politike”.

“Më në fund është mbyllur një proces i keqpërdourr për arsye politike. Nga sot asnjë aktor politik shqiptar nuk mund të bëjë politikë në Europë duke sharë Shqipërinë si një shpellë kriminelësh, ku gjoja institucionet janë në xhepat e krimit. Dua të nënvizoj shumë qartë për publikun, se nuk ka dhe nuk kishte asnjë shans që të miratonim nenin qesharak të atij testit të drogës, nuk ka asnjë vend në botë që ka një nen të ngjashëm në legjislacion të ngjashëm për këtë çështje dhe u them atyre që e kanë propozuar, kush e ka propozuar, për të damkosur Shqipërinë në sytë e gjithë botës me këtë nen të turpshëm le ta miratojnë atë në statutin e partisë së tyre dhe atje po deshën le të bëjnë dhe testin e drogës, e të alkoolit, e të diabetit”, tha Balla.

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se ndryshimet kushtetuese do të jenë një mur i fortë për të gjithë ata që pretendojnë të përdorin ligjin për interesa politike.

“Besoj që ndryshimet kushtetuese do të jenë një mur shumë i fortë për t’i bërë ballë çdo lloj pretendimi që mendon se mund ta sigurojë këtë ligj për interesa politike”, tha Bylykbashi.

Konfirmimi i konsensusit vjen dhe nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho.  “Konsensusi u arrit për ligjin për dekriminalizmin. Shpresoj që ky konsensus të ofrohet nga PD dhe për ndryshimet kushtetuese”, tha Braho.

Pas një takimi me ambasadorin amerikan Donald Lu, kreu i PD-së Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e tij për të mos u tërhequr nga testi i drogës. “Testin e drogës PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet me gjithë dispozitat e tjera të rëna tashmë dakord”, ka thënë Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.