Parlamentare

Balla:Kryebashkiaku i Kamzës me fatura të papaguara energjie

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, në nisje të seancës së sotme të Kuvendit, denoncoi rastin e kryetarit te Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili i ka Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) një detyrim prej 1.139.397 lekësh.

1510909_633709683341303_100105894_n-498x3502Deputeti Balla tha se kjo është dhe arsyeja, që kryebashkiaku Mziu, i zgjedhur i Partisë Demokratike, ka qënë në protestën e opozitës ditën e shtunë, bashkë me stafin e tij.

“E kam ndjekur me vëmendje protestën e opozitës dhe pjesëmarrës në të ishte dhe kryebashkiaku Mziu, që bërtiste më shumë se të tjerët. Kjo pasi ai është një ndër debitorët më të mëdhenj të OSHEE-së. Familja Mziu ka papaguar deri ditën e djeshme 1.139.397 lekë, fatura të energjisë. Kjo është dhe arësyeja që Mziu, bashkë me Lulzim Bashën bërtiste se nuk duam të paguajmë energjinë elektrike ndaj duam të rrëzojmë qeverinë”, u shpreh Balla.
Gjithashtu, ai tha se në protestën e ditës së shtunë ishte e pranishme i gjithë stafi i Bashkisë Kamëz, nga punonjësi i parë, deri tek i fundit. Debia që kjo bashki i ka OSHEE-së, sipas deputetit socialist, kap shifrën e 436 milion lekëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button