Ekonomia

Banesat sociale me qira, si do të llogaritet pagesa për familjet në nevojë

Drafti prek një sërë aspektesh nga grupet përfituese, tek kufijtë e të ardhurave e deri tek detyrimet që u lindin njësive vendore dhe dispozitat tranzitore që zgjasin deri në vitin 2018

Qeveria ka diversifikuar programet e saj të strehimit social në draftin që është konsultuar me grupet e interesit, ndërkohë që tashmë më gjerësisht fokusi është vendosur tek projektligji “Për strehimin social”.

Ky akt plotëson kornizën që imponohet nga strategjia e miratuar më herët. Drafti prek një sërë aspektesh nga grupet përfituese, tek kufijtë e të ardhurave e deri tek detyrimet që u lindin njësive vendore dhe dispozitat tranzitore që zgjasin deri në vitin 2018.

Por pavarësisht spektrit të përgjithshëm një ndër kategoritë që duket se do të ketë peshën kyçe në pjesën e strehimit social është trajtimi me banesa me qira. Në draft përcaktohet masa e qirasë që do të paguhet nga ana e atyre që do të përfitojnë. Në pikën 2 të nenit 30 caktohet edhe kufiri maksimal.

“Masa e qirasë vjetore nuk duhet të jetë më e madhe se 3% e kostos së ndërtimit të banesës nga shteti, për banesat e reja, ose 3% e vlerës së banesës të blerë në treg”, thuhet në draft.

Për ta kuptuar më mirë këtë logjikë, le t’i referohemi një shembulli. Një familje në Tiranë përzgjidhet për të përfituar nga banesat sociale me qira. Kostoja e ndërtimit të banesës së kësaj familjeje që ia jep shteti është 5 milionë lekë.

Kjo do të thotë që masa e qirasë për gjithë vitin nuk mund të jetë më shumë se 3 për qind e 5 milionë lekëve, pra 150 mijë lekë. E ndarë në 12 muaj, qiraja për çdo muaj rezulton të jetë 12 500 lekë.

Edhe pse logjika është e thjeshtë në përllogaritje, sërish ajo mund të komplikohet disi, pasi për zona të ndryshme, kostoja është e ndryshme, ndërkohë që në lojë futet edhe pjesa e subvencionit. Gjithsesi në finale, koston sëbashku me elementët e tjerë shtesë do i përcaktojnë njësitë vendore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button