Banka bën përgjegjëse një sërë faktorësh që kontribuojnë në këtë zhvillim të kufizuar. Sipas vlerësimit, Shqipëria vazhdon të ketë një përqindje relativisht të lartë të popullsisë rurale, dhe i mungon infrastruktura që sigurimet t’i shërbejnë me efikasitet.
Më pak se gjysma e rrugëve janë shtruar, dhe më pak se gjysma e të punësuarve është e deklaruar zyrtarisht. Përdorimi i shërbimeve zyrtare financiare është shumë më i ulët se sa i vendeve të tjera më të njëjtat kushte zhvillimi.
Të ardhurat vjetore nga primet për shtatë nga tetë siguruesit jo-jetë janë nën 20 milion dollarë, dhe nën 15 milion dollarë për gjysmën e tyre.
Këto zhvillime nënkuptojnë më pak burime për zhvillimin e një game më të larmishme të produkteve që reflektojnë më mirë nevojat e konsumatorëve.
Për shembull, përkundër rëndësisë në rritje të bujqësisë, nuk ka asnjë sigurim që të adresojë rreziqet e konsiderueshme që vijnë nga ky aktivitet ekonomik dhe asnjë sigurim që të adresojë në mënyrë specifike rreziqet e tjera të njerëzve të angazhuar në bujqësi.
Për rrjedhojë kur sigurimi i disponueshëm ofron vlerë të ulët të ardhurash, shmangia e shpenzimeve për të mund të duket lehtësisht përgjigjja më inteligjente nga kompanitë. Mungesa e infrastrukturës dixhitale dhe statistikave të besueshme jo vetëm që pengojnë zhvillimin e produkteve, por edhe një qasje më racionale për vlerësimin e kërkesave dhe monitorimin e mashtrimeve, çështje kritike për një marrëdhënie të pjekur midis konsumatorëve dhe siguruesve.
Nga ana tjetër Shqipëria BB vlerëson se Shqipëria ka nevoja imediate për të zhvilluar produktet e sigurimet për shkak se ka ekspozim të lartë ndaj goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Sipas të dhënave të EM-DAT gjatë periudhës 1974-2016, përmbytjet kanë krijuar katastrofa të mëdha në Shqipëri. Shpeshtësia e ngjarjeve katastrofike në Shqipëri rezulton me rritje të vazhdueshme.
Vetëm përmbytja e shtatorit 2002 preku 16.971 familje, përmbyti 30,000 ha tokë bujqësore dhe dëmtoi 494 shtëpi me humbje ekonomike të raportuara prej 17.5 milion dollarë. Përmbytja më e fundit ishte Dhjetori 2017 kur më shumë se gjysma e vendit u përmbyt pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm, duke prekur 3.500 shtëpi dhe 10,000 hektarë tokë bujqësore, shkatërrimin e mbi 60 urave, mbylljen e rrugëve kryesore përfshirë autostradën Durrës-Tiranë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.