Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.03 ▲3.13%
ARI 4,541 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,070 ▲ +11.7% ETH $2,314 ▲ +20.31% XRP $1.1757 ▲ +16.92% SOL $87.5300 ▲ +12.84%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.03 ▲3.13 % ARI 4,541 ▼0.11 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.03 ▲3.13 % ARI 4,541 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Banka Shqiptare e Zhvillimit larg zhvillimit!

Irena Beqiraj

Teksa lexoj që Banka e Zhvillimit e cila drejtohet nga një italian ka hapur një tender prej 315 milionë lekësh i cili nuk ka të bëjë me blerjen e ndonjë teknologjie të avancuar por për hartimin e dokumentave bazë të funksionimit të bankës: strategjinë, organizimin operacional, mendova për zhvillimin.

“Zhvillim i qëndrueshëm është ai që plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.”

Ky formulim është disi i paqartë pasi nuk jep asnjë indicje mbi rrugën zhvilluese por, pëlqehet nga të gjithë, ndaj u bë përkufizimi i më përdorur në botë për zhvillimin .

Shqipëria klasifikohet si vend në zhvillim klasifikim ky shpresëdhënës, por që po na atrofizon në heshtje. Në momentin që kemi pranuar se jemi një vend “në zhvillim”, pranojmë se e kemi një rrugë e qartë, një model të saktë sesi Shqipëria duhet të jetë , edhe se po ecim drejt saj.

E pra, Italia është vend i zhvilluar, edhe si për të treguar që ne po ecim në rrugën e duhur Kryeministri Rama me optimizmin që e karakterizon na njoftoi “se projekti për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit është finalizuar në bashkëpunim me bankën italiane Cassa Depositi e Prestiti “.

Qeveria emëroi një italian drejtor të Bankës , i cili paskërka vendosur të blejë për më shumë se 3.3 milionë euro çdo strategji, rregullore apo njohuri operacionale, pa më të voglin dyshim po në Itali.

Thënë shkurt, Shqipëria ka sot një bankë zhvillimi por nuk janë shqiptarët që po e ndërtojnë atë. Një italian apo disa do ta ndërtojnë për ne, kuptohet kundrejt pagesës sepse në kapitalizëm nuk ekziston drekë falas.

Financierët shqiptarë, edhe ato më të mirëshkolluarit edhe me eksperiencë të cilët nuk mungojnë as në Shqipëri as në botë ( bëni një hulumtim në diasporë ), do të duhet të kërkojnë punë tek Pedrazzi.

Kushdo që do të pranojë të punësohet do të duhet të zbatojë rregulloret e shkruara në Italinë e Pedrazzit. E pra, shqiptarët do të përdoren vetëm për të ruajtur informacionin dhe për ta përsëritur atë. Do të ndjekin udhëzimet që po blihen 3.3 milionë euro dhe të presin komandën tjetër.

Kur njerzit aftësohen të mësojnë përmendësh një detyrë, por mbeten me kast të paaftë ta zotërojnë atë, iniciativa vdes edhe mbijetesa masterizohet. Kjo qasje është armiku i zhvillimit!

Ndaj sado para të harxhohen, ne do të kemi një tjetër bankë por jam e sigurt( shënojeni diku) pa asnjë lidhje me zhvillimin. Jo se Pedrazzi është i paaftë, jo se shqiptarët që do të punojnë nën hyqmin tij janë të paaftë , apo se strategjia apo rregulloret që do të shkruhen në Itali do të jenë të kqija , por sepse në zhvillimi i Shqipërisë është punë e shqiptarëve , edhe asnjë i huaj nuk mund ta importojë atë.

Ky është problemi më i madh në vizionin e elitës drejtuese. Vizion që i ka kthyer shqiptarët vetëm në banorë të këtij vendi në vend që të ishim zhvilluesit të tij

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.