Ekonomia

Bankat, 7.1 mld lekë fitime

bankatSistemi bankar regjistroi për 8 muajt e këtij viti një fitim rekord prej 7.1 miliardë lekësh. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, gjatë muajit Gusht, fitimi i bankave u rrit më tej nga vlera 5.7 miliardë lekë e 7-mujorit.

Sistemi bankar këtë vit po konfirmon një përfitueshmëri të lartë, duke përmbysur ecurinë negative të vitit të kaluar, kur për të njëjtën periudhë rezultonte me humbje për 1.6 miliardë lekë. Edhe treguesi i kthimit nga kapitali është përmirësuar në 10.2%, ndërsa kthimi nga aktivitet është në nivelin 0.9%.

Përveç rritjes së të ardhurave nga interesat, vlerësohet se faktori përcaktues në rritjen e fitimeve të bankave është ulja e ndjeshme e shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme. Kreditë me probleme këtë vit paraqiten më të stabilizuara, duke sjellë më pak shpenzime për provigjione të reja. Në fund të muajit Gusht, niveli i kredive me probleme qëndroi 24.8%, me një rënie të lehtë nga niveli 24.9% i Korrikut.

Qëndrueshmëria e kredive me problem është favorizuar edhe nga masat e Bankës Qendrore dhe sidomos ato që lidhen me ristrukturimin e kredive. Deri në mesin e vitit të kaluar, kreditë e ristrukturuara klasifikoheshin automatikisht si kredi me probleme. Në paketën e masave nxitëse të kreditimit, ky detyrim u hoq dhe bankat mund t’i ristrukturojnë kreditë pa i zbritur domosdoshmërisht në nivelin e kredive të këqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button