☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 May 2026
S&P 500 7,201 ▼0.41%
DOW 48,942 ▼1.13%
NASDAQ 25,068 ▼0.19%
NAFTA 104.94 ▼1.39%
ARI 4,549 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $80,251 ▲ +2.31% ETH $2,361 ▲ +2.03% XRP $1.3968 ▲ +0.92% SOL $84.3600 ▲ +1.07%
S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.94 ▼1.39 % ARI 4,549 ▲0.34 % S&P 500 7,201 ▼0.41 % DOW 48,942 ▼1.13 % NASDAQ 25,068 ▼0.19 % NAFTA 104.94 ▼1.39 % ARI 4,549 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Ekonomia

Bankat fshijnë nga bilancet 316 mln euro kredi të humbura

Bankat tregtare në vend janë përfshire në një proces intensiv të fshirjes së kredive të këqija qysh kur Banka e Shqipërisë nxori një rregullore që i detyronte ato te mos mbanin ne bilance kreditë e këqija brenda një periudhe trevjeçare nga krijimi i tyre.
Që ka filluar procesi i fshirjes së krediveë, në janar të vitit 2015 e deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2017 bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre 43 miliardë lekë ose 316 milionë euro.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, nga bilancet e bankave janë fshirë rreth 4 miliardë lekë kredi të humbura, kryesisht të mbajtura nga bizneset në valutë, ndërsa gjatë periudhës korrik 2016 – qershor 2017, bankat kanë fshirë nga bilanci rreth 11 miliardë lekë kredi të humbura
Kredia e ristrukturuar gjatë kësaj periudhe ishte rreth 6.2 miliardë lekë. Nga kjo vlerë, 1.7 miliardë lekë ishin kredi të klasifikuara si “me probleme” dhe pjesa tjetër ishin kredi “standarde” dhe kredi “në ndjekje”. Në krahasim me një vit më parë, stoku i kredive me probleme është ngushtuar me 22% (ose me 26.2 miliardë lekë).

Banka e Shqipërisë sqaron se rënia e stokut të kredive me probleme është rezultat i ristrukturimit të kredive me probleme, shlyerjes së kredive të prapambetura të bizneseve dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave.

Në fund të periudhës, Raporti i Kredive me Probleme (RKP) shënoi 15.6%, duke qenë rreth 2.7 pikë përqindje më i ulët se ai i muajit dhjetor 2016, dhe 4.4 pikë përqindje më i ulët nga niveli i një viti më parë. Brenda strukturës së kredive me probleme, si rezultat i shlyerjeve dhe ristrukturimeve, kreditë e kategorive “nënstandard” dhe “të dyshimta” janë ngushtuar me 15.6% dhe 32.8%.

Kredia e klasifikuar “e humbur”, e cila zë peshën kryesore ose rreth 60% të kredive me probleme është ngushtuar me 9.3% dhe rënia ka ardhur kryesisht si pasojë e largimit të tyre nga bilanci.

Ndërsa kreditë me probleme në grupin e bankave të mëdha u ngushtuan me 17.2%, ndërsa RKP ra me 2.8 pp, në nivelin 14.9%. Bankat e mëdha kanë nivelin më të ulët të raportit të kredive me probleme, ndërsa bankat e vogla kanë nivelin më të lartë të RKP-së prej rreth 24.6%.
Banka e Shqipërisë sqaron se cilësia e kredisë paraqitet më e dobët për kredinë në valutë, kredinë për bizneset dhe kredinë me afat të gjatë maturimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.