Bankers fitoi 216 milionë dollarë vitin e kaluar, por s’ka paguar asnjë taksë
Vitin që lamë pas, “Bankers Petrolium” nuk ka derdhur asnjë lek në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Kështu raporton Vizion Plus, që ka botuar një këtë raport, i cili tregon të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar.
Në raport thuhet se se janë fituar 216 milion dollarë, por këto para deklarohen si të mbuluara me shpenzime. Sipas kontratës që ka me qeverinë shqiptare, firma e cila ka të drejta ekskluzive në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës në Shqipëri, nuk mund ta paguajë këtë tatim, nëse shpenzimet tejkalojnë të ardhurat që ajo nxjerr, si pasojë e shitjes së naftës jashtë. Por, cilat janë shpenzimet e kësaj kompanie? 60 milion dollarë janë shpenzime transporti, 22 milion dollarë shkojnë për paga dhe 95 milion shkojnë për operacionet e kërkimeve.
Në total, nëse këto shpenzime mblidhen, ato kalojnë edhe zërin që gjithë qeveria shqiptare ndan për administratën. Eksperti Oltion Rrumbullaku thotë se qeveria duhet të përmirësojë ligjin dhe të forcojë kontrollin për këto kompani, të cilat shkaktojnë dëme, shfrytëzojnë burime natyrore dhe i shmangen detyrimeve tatimore.
Në fillim të vitit 2014të qeveria shqiptare në vend që të shtrëngonte kushtet për vjeljen e taksave ndaj këtyre firmave, miratoi së bashku me paketën fiskale, një ligj, i cili favorizonte “Bankres” që të mos paguante TVSH-në për naftën që importon për të kryer operacionet e kërkimit dhe zhvillimit, nismë e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 200 milion lekë të rinj.
Nga ana tjetër, burime zyrtare nga Ministria e Energjisë thonë se të martën do të dalë raporti teknik se çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë kohës së shpërthimit të pusit, dhe më pas grupi i punës do të vendosë për masat dhe përgjegjësitë që do të mbajë kompania Bankres
ore pse ja fusni kote si o shisni vajguri per nafte te cilesise se pare ca makina nuk ndizen se jane bere te punojen me nafte e me vajguri ca qe ndizen digjen cemimi me i shtrenji ne evrope e merni naften falas nga toka e e shisni 2000 leke litrin vajgurin doja te thoja se ah sikur te ishte nafte ,,,jo se nuk paguan tatime po pakuan 50% te shitjes vec i pagun te shpija e rames cdo dite vene fugonat e shkarkohen do i kete bere rama tunelet me te thelle se enveri.thuam se kush te ka pjelle te te them se ca kafshe je… eshte pjelle e babes rama minister i dulles