Ekonomia

Bankers Petroleum Ltd: 3/mujori katërt 2015, prodhimi mestar ditor 18,137 fuçi

dBankers arriti një prodhim mesatar prej 18,137 fuçi në ditë në tremujorin e katërt 2015. Prodhimi mesatar vjetor është 19,384 fuçi në ditë kundrejt një prodhimi mesatar prej 20,690 fuçi në ditë në 2014. Duke vijuar me programin e injektimit të polimerit, u përfundua një numër i madh konvertimesh pusesh në injektim me polimer gjatë tremujorit të katërt çka çoi në uljen e prodhimit aktual, por që pritet të rikuperohet në muajt a ardhshëm të 2016-ës përmes puseve kompensuese.

Siç është njoftuar tashmë, në Shqipëri pati reshje të shumta dhe përmbytje në fillim të tremujorit të katërt çka ndikoi në uljen e prodhimit me rreth 1,000 fuçi në ditë për një periudhë dy-javore. Ndërkohë që Bankers vijoi të optimizonte sistemet mbledhëse dhe trajtuese duke përfshirë edhe atë të mbledhjes së gazit të çliruar gjatë prodhimit të naftës në zonën e Bubullimës, kompania vendosi të mbyllë disa puse të caktuara për të menaxhuar depozitimin e gazit në njësinë qendrore të trajtimit. Bankers po punon për optimizimin e procesit të tij trajtues dhe modifikimin e njësisë ekzistuese gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 për të depozituar prodhimin e zonës së Bubullimës.

Si pasojë e rënies së vazhdueshme të çmimeve të naftës në fund të vitit 2015, kompania vijoi të vlerësojë normën e kthimit të të gjitha puseve dhe vendosi të ndërpresë prodhimin në puset anësore në përputhje me mjedisin aktual ekonomik.

Shitjet dhe Çmimet e Naftës

Në vitin 2015, shitjet e naftës arritën një mesatare prej 19,546 fuçi në ditë, kundrejt mesatares vjetore prej 20,678 fuçi në ditë në vitin 2014. Gjatë tremujorit të katër, shitjet mesatare ishin 18,561 fuçi në ditë kundrejt tremujorit të mëparshëm prej 19,730 fuçi në ditë. Inventari i naftës bruto në 31 Dhjetor 2015 u reduktua në 258,000 fuçi kundrejt 297,000 fuçi në 30 Shtator 2015.

Në tremujorin e katërt çmimi i naftës ishtein afërsisht 33.62 dollarë për fuçi (77% të çmimit Brent prej 443.69 dollarë/fuçi) kundrejt 39.5 dollarë/fuçi në tremujorin e tretë (79% e Brent prej 50.26 dollarë/fuçi). Shitjet në tregun e eksportit gjatë tremujorit të katër përfaqësuan 91% të shitjeve totale, me një çmim mesatar eksporti prej 77% e Brent. Pjesa më e madhe e prodhimit u shit në tregjet e eksportit në tremujorin e katërt, për të kapur çmime më të larta gjatë muajve të dimrit.

Përditësimi mbi Shpimin

 Në 2015-ën, Bankers shpoi në total 61 puse horizontale, duke përdorur dy sonda shpuese. Në tremujorin e katërt u shpuan 14 puse : 9 puse horizontal, një pus horizontal multi-lateral, 3 puse lateral të ri-shpuar dhe një pus për depozitimin e ujit. Si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë. Dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në nje te ardhme të shpejtë.

Programi i Rritjes së Rezervave të Nxjerrshme (EOR)

Modelet e injektimit të ujit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës vazhdojnë të performojnë më lart se pritshmëritë, me 48 puse me injektim polimeri, 5 puse të depozitimit të ujit në fund të tremujorit të katërt 2015, duke përfshirë edhe 30 puse në konvertuara në injektues në vitin 2015. Edhe 19 puse u konvertuan në injektim me polimer në tremujorin e katërt, 3 prej të cilëve ishin programuar për vitin 2016 por që u realizuan më shpejt, brenda vitit 2015. Kompania vijon të jetë e inkurajuar bindshëm nga rezultatet e deritanishme dhe planifikon t’i japë përparësi programit (EOR) në vitin 2016 me 16 konvertime të planifikuara përgjatë vitit.

Zhvillimi i Infrastrukturës 

Në tremujorin e katërt, Bankers u fokusua në përfundimin e projekteve që reduktojnë kostot. Tubacioni mbledhës në pjesën perëndimore është në përfundim dhe do të nisë të vihet në përdorim në gjysmën e parë të vitit 2015. Bankers ka punuar gjithashtu në instalimin e njësive për mbledhjen e avujve në njësitë Pad D dhe Pad H, të cilat priten të shfrytëzohen në fillim të tremujorit të parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button