🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.23 ▼0.31%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,124 ▼ -0.66% ETH $2,326 ▼ -1.12% XRP $1.5240 ▼ -1.7% SOL $94.8900 ▼ -1.14%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.23 ▼0.31 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.23 ▼0.31 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Banorët e Krushës bëjnë gati dy padi për Serbinë

Një muaj e gjysmë para se të vije edhe përvjetori i masakrës së Krushës, banorët e këtij fshati do të dërgojnë dy padi ndaj shtetit serb për krimet që ka kryer në këtë vend me 26 mars të vitit 1999.

banor-euml-t-e-krush-euml-s-b-euml-jn-euml-gati-dy-padi-p-euml-r-serbin-euml_hdKëtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe kryetari i këtij fshati, Kadri Dellova, i cili tha se do të ngrenë Padi Penale dhe padi civile.

Aktivistë të fshatit, përfaqësues të lagjeve dhe kryetari i këtij fshati do të mblidhen të shtunën në një takim për të bashkërenduar aktivitetet dhe për të nisur padinë ndaj shtetit të Serbisë.

“Në bashkëpunim me disa avokatë, ne si Krushë e Madhe po përgatitemi për dy padi ndaj pushtetit serb: Padi penale për krime, vrasje dhe gjenocid dhe Padi për dëme materiale”, ka thënë kryetari i fshatit, Kadri Dellova.

Më 26, 27, dhe 28 mars 1999 krushjanët pretendojnë se nga forcat serbe, policore, ushtarake dhe civilë serbë të Hoçës së Madhe dhe të Rahovecit u vranë dhe u zhdukën 241 persona.

Në mesin e të vrarëve janë 7 fëmijë dhe 5 femra, ndërsa, 25 qytetarë u plagosen dhe përjetuan keqtrajtime psikike dhe fizike, si dhe u bë deportimi me dhunë i shumë qytetarëve nga vendlindja e tyre.

Ndërkaq 64 persona ende konsiderohen të pagjetur ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën gjatë kësaj kohe.

Banorët e Krushës, po ashtu përjetuan edhe plaçkitjen, ku nga aty u vodhën shumë pajisje bujqësore, si: Traktorë, motokultivator, automjete të ndryshme dhe pajisje teknike shtëpiake, etj.

Organizatorët e kësaj padie, kanë ftuar në mbledhjen e së shtunës që të marrin pjesë të gjithë njerëzit vullnetmirë, dëshmitarët dhe të gjithë të dëmtuarit nga lufta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.