Kronika

Banorët romë në ‘Bregun e Lumit’ të shqetësuar: Do ngelemi në rrugë

Nisja e punimeve për rehabilitimin e shtratit të lumit në zonën e ‘Bregut të Lumit’ ka shqetësuar banorët romë të kësaj zone. Rreth 80 familje rome, të cilat jetojnë në baraka,  kanë ngritur shqetësimin për prishjen e banesave të tyre.

Këta banorë jetojnë prej më shumë se 20 vitesh pranë ‘Bregut të Lumit’. Banorët ndihen të kërcënuar,  pasi nuk e kanë të qartë se si do të veprohet me ta dhe si do ndodhë shpërngulja e tyre.

Paraditen e sotme, një grup aktivistësh së bashku me komunitetin rom kanë dorëzuar një ankesë pranë zyrës së Avokatit të Popullit, për të kërkuar mbrojtje dhe një plan konkret nga Bashkia për shpërnguljen e tyre .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button