🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,944 ▲0.83%
DOW 48,491 ▲0.57%
NASDAQ 23,494 ▲1.34%
NAFTA 94.01 ▼5.12%
ARI 4,819 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,800 ▲ +3.98% ETH $2,340 ▲ +5.52% XRP $1.3711 ▲ +2.46% SOL $85.4900 ▲ +2.91%
S&P 500 6,944 ▲0.83 % DOW 48,491 ▲0.57 % NASDAQ 23,494 ▲1.34 % NAFTA 94.01 ▼5.12 % ARI 4,819 ▲1.09 % S&P 500 6,944 ▲0.83 % DOW 48,491 ▲0.57 % NASDAQ 23,494 ▲1.34 % NAFTA 94.01 ▼5.12 % ARI 4,819 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Barbie bëhet inteligjente, ja si do ndryshojë kukulla më e dashur e vajzave

Barbie bëhet inteligjente, por mbi të gjitha teknologjike. Kukulla më e preferuar e vajzave ndër vite do të vijë me një version të lidhur me internetin, por jo vetëm.

barbie1Shtëpia prodhuese “Mattel” po bashkëpunon me kompaninë kaliforniane ToyTalk për të zhvilluar ”Hello Barbie”, e cila do jetë në gjendje që të flasë duke shfrytëzuar një platformë që njeh zërin.

Prototipi dixhital i kukullës Barbie u prezantua pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë panairit të lodrave në New York.

“Kërkesa numër një që vjen për kukullat tona nga e gjithë bota është që ato të mund të bisedojnë. Tani për herë të parë do të jetë e mundur një gjë e tillë”, shpjegon për BBC zëdhënësja e “Mattel”.

“Hello Barbie” do të jetë në gjendje që të luajë në mënyrë interaktive, por edhe të tregojë përralla dhe barcaleta.

Barbie do të dëgjojë bisedat e të vegjëlve dhe do të arrijë që t’iu përgjigjet. Versioni i ri kërkon një lidhje me Wi-Fi me internetin dhe do të përmbajë një mikrofon, altoporlant dhe drita të vogla led, ndërsa bateritë e karikueshme do të jenë të vendosura në pjesën e këmbëve.

Deri më tani nuk ka ende një datë zyrtare për daljen e saj në treg, megjithëse parashikohet që të jetë gati për Krishtlindje, për një çmim prej 75 dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.