ParlamentarePolitika
Dekriminalizimi-Kuvendi miraton me 102 vota pro ngritjen e Komisionit Parlamentar
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/02/Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise13-525x350-121.jpg)
Me 102 vota pro, Kuvendi miratoi sot në mbrëmje ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të shërbejë për dekriminalizimin e parlamentit.
Në krye të këtij Komisioni, do të jenë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ndërsa nënkryetar, deputeti i PS-së Taulant Balla.
Miratimi këtij komisioni vjen pas marrëveshjes së dhjetorit mes PD dhe PS, një pikë e fortë kjo e kësaj marrëveshje kërkuar nga opozita.
Dy ditë më parë kreu i selisë blu, Lulzim Basha tha se shikonte një mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin.