Politika

Barroso: BE nuk i mbyll dyert pa anëtarësimin e Shqipërisë

Ish-Presidenti i Komisionit Europian, dhe një politikanët më autoritativ të kontinentit, Jose Manuesl Barroso, deklaroi në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe agjencinë Presheva Jonë se pa anëtarësimin e Shqipërisë BE nuk do të mbyllë dyert.

Barroso“Shqipëria është në rrugë të mbare të integrimeve europiane. Une ju garantoj se Bashkimi Europian nuk do te mbyllë dyert për Ballkanin pa anëtarësimin e Shqipërisë në BE  një të aferme jo të largët”. ka thënë José Manuel Barroso në një bisedë me gazetarin tonë.

I pyetur rreth  dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të iniciuar nga Brukseli, presidenti Barroso ne vazhdim ka pohuar se “në rajon ka perfunduar një luftë e tmerrshme dhe se Kosova edhe Serbia tani  e tutje duhet jo vetëm të mendojnë por edhe të veprojnë për një të ardhme më të sigurt dhe me më perspektivë. Ky vullnet mes Prishtines dhe Beogradit është dëshmuar muajve të fundit edhe në Bruksel gjatë procesit të negociatave për normalizimin e  marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit që garanton jo vetëm perspektivën e mirë fqinjësore mes këtyre dy vendeve, por edhe të mbarë rajonit në Ballkan…”

Barroso: BE nuk do të mbyllë dyert për Ballkanin pa anëtarësimin e Shqiperisë

“Ju kam bërë me dije  si autortiteteve të  Tiranës ashtu edhe atyre të Beogradit se integrimi i  vendeve të Ballkanit do të jetë një objektiv i rëndësishëm për BE-në. Lidhur me bashkepumimin  e Serbisë me BE-ne dhe dialogun me Kosovën do të jetë temë gjatë vizitës sime që do t ia bëj Beogradit pas dy javësh.”ka shtuar ne vazhdim ish-presidenti i Komisionit Europian.

Barroso  në kontekstin e pranimit në BE të Katalonjës ka theksuar se “shtetet e reja, të tilla si Kosova, duhet të kenë mbështetjen nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, para se të bëhen anëtare të Unionit.”

Barroso gjate kesaj bisede po ashtu ka mirpitur lajmin për zhbllokimin e krizës insitucionale ne Kosovë. Ai jep një mesazh drejtuar qeverisë së re kosovare duke kërkuar nga udhëheqësit e saj që të përmirësojnë imazhin e Kosoves, të humbur viteve të fundit.

“Nga qeveria e re e Kosoves dhe institucionet e saj,  nëse pretendojne per integrime europaine, do të kërkoja që prioritet të kenë kthimin e imazhit të Kosovës, të humbur viteve të fundit. Kjo mund të arrihet vetëm nëse qeveria re e Prishtinës do ta luftojë me këmbëngulje korrupsionin dhe krimin e organizuar, baze kjo fundamentale që Kosovës t’i sigurojë jo vetem stabilitet dhe fuksinonimin e  një shteti juridik, por edhe një perspektive më të mire drejt BE-së.” ka drejtuesi për dy mandate i qeverisë së Unionit Europian për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” dhe ATSH-në.

Ndërkaq, në lidhje me zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, Barroso ka thënë se “Nuk do të mbyllen dyert. Përkundrazi, BE është e interesuar të zgjerohet me vende të reja anetare te cilat jane duke punuar në realizimin e kushteve të parashrtuara nga Brukseli dhe komuniteti ndërkombëtar. Në këtë proces është edhe Shqipëria. Vendi juaj ështe në rruge të mbare të integrimeve europiane. Une ju garantoj se BE nuk do të mbyllë dyert për Ballkanin pa anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në një të aferme jo të larget.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button