Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,383 ▲ +0.97% ETH $2,148 ▲ +0.72% XRP $1.4375 ▲ +0.2% SOL $89.6200 ▲ +0.96%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Aksion qytetar për zgjedhjet, rruga institucionale e ezauruar

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur për vizitat e fundit në Uashington, Berlin dhe Bruksel, ka deklaruar se faktori ndërkombëtar është i angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme në shqipëri.

Por, sipas Bashës, kush e pengon këtë është mungesa e vullnetit politik të qeverisë, që sipas tij diktohet nga bandat e krimit të organizuar.

“Kjo çështje është e lidhur me problemin e kriminalizimit të politikës, krimit dhe drogës. Këto probleme opozita i ka denoncuar prej 3 vitesh dhe ka arritur të sjellë ligjin e Dekriminalizimit, por që nuk po gjen zbatim për shkak të mungesës së vullnetit politik”, ka thënë Basha.

Sipas tij, kapjen e qeverisë nga krimi e tregojnë edhe lëvizjet e fundit në radhët e ekzekutivit. “Lëvizjet e fundit kanë asgjësuar një koalicion politik dhe kanë zbuluar një qeveri që diktohet nga bandat kriminale. Ka diçka të dobishme për çdo shqiptar, të djathtë apo të majtë, është dëshmia jo e një por e dy anëtarëve të kabinetit se lidhjet me krimin, me Balilajt dhe Habilajt, Edi Rama i ka në funksion të kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, kjo është arsyeja pse Rama refuzon votimin elektronik. “Pa dyshim votimi elektronik nuk zgjidh gjithçka, por jep besim tek votuesit. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë individët (ambasadorët), zgjidhjet që ne kemi shtruar në tavolinë janë të realizueshme”, ka vijuar Basha.

Në këtë situatë, ai ka paralajmëruar ndërmarrjen e një aksioni qytetar, pasi rruga institucionale është ezauruar.

“Mesazhi që kam sot është se koha për zgjidhje institucionale po mbaron dhe nuk ka vullnet. Qeveria po luan me kohën. Çdo ditë që kalon është kohë e humbur. Ndaj është koha për një aksion politik mbarëqytetar. PD po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, përfshirë protestat, për të arritur atë që kjo qeveri e korruptuar ka refuzuar ta bëjë në rrugë institucionale”, ka shtuar Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.