☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.78 ▼0.74%
ARI 4,429 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,852 ▼ -2.82% ETH $2,062 ▼ -4.16% XRP $1.3654 ▼ -2.44% SOL $86.4800 ▼ -4.96%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.78 ▼0.74 % ARI 4,429 ▲1.2 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.78 ▼0.74 % ARI 4,429 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha:Marrëveshja me CEZ krim financiar, i falën çekëve 3 mld $. Arbitrazhin e kishim të fituar

lulzim-basha-525x350Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, akuzoi sot qeverinë shqiptare se ka firmosur me kompaninë çeke të energjisë ‘CEZ-Group’ marrëveshjen që sipas tij, përbën skandalin ekonomik të shekullit .

Kreu i PD-se, tha se, pala çeke i detyrohet Shqipërisë plot 3 miliardë dollarë.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se raportet e një kompanie audituese, nxjerrin në pah se çështja në arbitrazh mes ‘CEZ-Group’ dhe Shqipërisë, ishte e fituar nga qeveria shqiptare.

“Ne raporte që disponohen nga opozita thuhet me fakte dhe shifra se Shqipërisë CEZ i detyrohet 3 miliardë dollarë. Kompania u shkatërrua me qëllim nga CEZ- Group, se paratë s’ishin marrë për investime. Vlera e kompanisë ishte zeruar. Paratë e investimeve ishin kthyer në parajsa fiskale nga kompanitë fantazmë të kontraktuara nga cez. Heqja e licencës nga ere ishte e drejtë. Paditë e CEZ-it ishin të pajustifikuara.

Qeveria i mban të fshehura këto raporte dhe keqpërdor emrin e avokatit ndërkombëtar”, tha Basha.

Në konferencen e mbajtur vetem pak ore para nisjes se seances parlamentare, Basha, jo vetëm që konfirmoi se opozita nuk do të jetë e pranishme në këtë seancë të fundit të Kuvendit për këtë sesion parlamentar, por iu referua draft ligjit të marrëveshjes me CEZ, për t’iu drejtuar edhe deputetëve të mazhorancës me apelin për të mos e votuar atë.

Qeveria shqiptare tha se arriti negociatat me CEZ-Group duke shuar konfliktin e nisur nga ish-qeveria Berisha në vitin 2012, ku u ra dakord për t’i paguar palës çeke 95.5 milionë euro (sëbashku me interesin) nga 200 milionë euro që kërkonte CEZ-i.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.