Politika

Basha bashkëbisedon me kancelaren Angela Merkel dhe drejtues të lartë të CDU-së e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në kongresin e partisë së kancelares, Angela Merkel, që po zhvillon punimet në Karlsruhe.

Kryetari i PD-së, Basha, nëpërmjet statusit të tij Facebook bën të ditur: “U takova dhe bashkëbisedova me drejtues të lartë të CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar”.

Po ashtu, Basha shprehet se “Korrupsioni, krimi me lidhje qeveritare, rënia e shtetit ligjor dhe shkatërrimi i zgjedhjeve si shkaqet kryesore të krizës ekonomike, politike dhe sociale, ishin në qendër të diskutimeve me presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane dhe eurodeputetin gjerman, David Mcallister, ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Peter Tauber, kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Andreas Lammel etj”.

BASHA-MERKEL-1“Shpreha shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi, ku qeveria ka instaluar shtetin e të padrejtës, i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve”, shprehet Basha.

Gjithashtu, Basha pohon se “I njoha bashkëbiseduesit me programin qeverisës të Partisë Demokratike dhe se zgjidhja eshte qeveria teknike, e cila do të përgatise dhe garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Pata kënaqësinë e një bashkëbisedimi të shkurtër edhe me kancelaren Angela Merkel, të cilën e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë, sikundër vura në pah shpresën se Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave”, shkruan Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button