🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.13 ▼0.42%
ARI 5,004 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,290 ▼ -0.14% ETH $2,329 ▼ -0.64% XRP $1.5275 ▼ -1.08% SOL $95.2700 ▼ -0.55%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 5,004 ▼0.09 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.13 ▼0.42 % ARI 5,004 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha flet pas fitores: Si do të ndryshojë PD-ja

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë ditën e sotme, ku falenderoj të gjithë anëtarët e PD që e votuan atë, ndërsa tha se është më i vendosur se kurrë më parë ta forcuar Partinë Demokratike.

“Pjesëmarrja ishte masive. Dua të falenderoj Selamin që i vlerësoi demokratët duke shkuar para tyre me një projekt dhe i bëri thirrje për të marrë pjesë në proces. Jam mirënjohës për demokratët për besimin që më dhanë. Do të punoj çdo çast duke i kthyer borxhin. Vota juaj është një borxh i madh për mua. PD është një parti e madhe, një parti perëndimore, europiane. Ne humbën zgjedhjet, por jo vlerat dinjitetin, krenarinë, shpirtin tonë kombëtare”, tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se Partia Demokratike duhet të shohë përpara tashmë dhe të fitojë besimin e shqiptarëve.

“Me vendosmëri do të fitojmë besimin e shqiptarëve.  Misioni ynë është misionin kombëtarë. PD është forca që do ta çojë vendin përpara. Ne duhet të shohim përpara, duke u përmirësuar”, u shpreh Lulzim Basha.

Ai theksoi që pas zgjedhjeve të ditës së djeshme, PD do të jetë më demokratike.

“PD do të jetë më demokratike, duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj. Vendimmarrja do të jetë në duart tuaja, ju do të vendosni siç bëtë dje se kush do të jenë përfaqësuesit tuaj”, tha Basha.

Kreu i PD në fund të fjalës së tij tha se dera nuk është e mbyllur për asnjë në PD.“Akti i djeshëm nuk është aspak derë e mbyllur, të gjithë janë të mirëpritur. Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe një kontratë e re jo vetëm për demokratët, por edhe për vendin”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.