🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,322 ▲ +0.23% ETH $2,526 ▲ +2.55% XRP $1.3680 ▲ +1.47% SOL $101.6900 ▲ +2.2%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Rasti i misrit me aflatoksinë në Shkodër referohet në Prokurori

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula bëri të ditur sot se rasti i konstatuar në qarkun Shkodër, që lidhet me sigurinë e ushqimit për kafshë pranë subjektit “MODI”, është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme penale.

Sipas Sulës, rasti lidhet me importin dhe përdorimin e produktit misër rifuxho, ku analizat laboratorike të kryera më 26 shkurt 2026 kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara.

Sula bëri të ditur se gjatë verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar shkelje serioze nga subjekti.
“Nga 104 ton[ misër të importuara në periudhën nëntor-dhjetor 2025, pjesa më e madhe rezultoi e përzier dhe pa identifikim lotesh, duke mos garantuar gjurmueshmërinë e produktit. Në momentin e kontrollit fizik të kryer më 4 mars 2026, u gjetën vetëm 9.5 ton[ nga sasia e bllokuar, çka ngre dyshime për lëvizje të paligjshme të produktit dhe shmangie të kontrollit”, tha Sula.

Sula theksoi se subjekti ka përdorur produkt të bllokuar dhe ka prishur shenjat e bllokimit, duke mos garantuar gjurmueshmërinë e tij dhe duke shkelur legjislacionin për ushqimin për kafshë.

“Nga 104 tonë të bllokuara janë konstatuar vetëm 9.5 tonë. Pjesa tjetër është lëvizur në kundërshtim me ligjin”, deklaroi ai.

Sipas Sulës, çështja është referuar në Prokurori për veprime penale, që lidhen me prishjen e shenjave të sigurisë, tregtimin e produkteve të pasigurta dhe mashtrimin me produktet ushqimore.

Ai sqaroi se rasti lidhet me ushqimin për kafshë dhe se nuk ka evidencë të konfirmuar për rrezik të drejtpërdrejtë për vezët.

Ndërkohë janë marrë masa administrative të menjëhershme, përfshirë vendosjen e gjobave dhe urdhrin për asgjësimin e produktit deri më 3 prill 2026, ndërsa do të ngrihet edhe një trupë mbikëqyrëse për verifikime të mëtejshme dhe garantimin e gjurmueshmërisë së plotë të produktit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.