☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.20 ▼1.41%
ARI 4,668 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,509 ▼ -0.16% ETH $2,138 ▼ -1.95% XRP $1.4511 ▼ -1.19% SOL $89.1600 ▼ -0.79%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.20 ▼1.41 % ARI 4,668 ▲1.35 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.20 ▼1.41 % ARI 4,668 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha i përgjigjet Ramës e Metës: Qeveri teknike! Me PPE ka kush flet

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kërkesës së PS-LSI, për të ftuar në dialog PPE-në se “pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri”

“Zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë vetëm me qeveri teknike. Meqë këta, PS dhe LSI i paskan zgjidhur punët me njëri-tjetrin dhe paskan dalë me platformë që do i kërkojnë PPE të ndihmojë negociatat, po u them kërkojini ku të doni, pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë i vidhni shqiptarëve aq më e rëndë do të jetë fatura për vendin. Ju siguroj që do të bëjë gjithçka që pjesën kryesore të kësaj fature ta paguani ju, përgjegjësit e kësaj situate. Prandaj lërini demagogjitë,zgjidhni njëherë punët me socialistët tuaj se një pjesë e dinë që jeni të inkriminuar, se me PPE ka kush flet”, tha Basha.

Ai tha se për dialogun ka një objektiv të rakorduar prej 9 ditësh për një qeveri teknike. Ai i është përgjigjur Metës se nuk është një situatë mosbesimi.

“Dialogu ka një objektiv të rakodruar tash nëntë ditë, qeveri teknike dhe mandati i qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.  Basha nuk është në situatë mosbesimi, po jeni ju me njëri-tjetrin. Unë jam fare i qartë, kjo është qeveri e inkriminuar deri në rrënjë dhe duhet të shkulet me rrënjë nga kryeministri e çdo ministër duhet dhe do të largohet. Ju keni një hapësirë, të uleni bashkë me ne për të përcaktuar qeveri  teknike me mbështetje të gjerë politike, rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të pasur”, theksoi Basha.

1 Koment

  • shqipetaret 15 April 2017, 13:17

    kryehajduti shqipetar president i hajduterise shqipetare dhe kurre i popullit shqipetar,Shqipetaret nuk do votojne

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.