Basha: Meta jo pranë PD-së, u bë president me pazare
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në çadër se data 18 qershor është asgjësuar ligjërisht si një datë për zgjedhje.
“Është asgjësuar 18 qershori si një datë ligjore për zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. Atë që kjo lëvizje e ka asgjësuar përmes lëvizjes demokratike dhe paqësore, atë që ju e keni asgjësuar politikisht mbrëmë në mesnatë, dy partitë duke mos dorëzuar listat e kanë asgjësuar dhe ligjërisht. Tellallët do të dalin sot me lloj-lloj interpretimesh se data nuk ishte dje, po sot. Fakti është se data ka skaduar, fakti është se nuk duan t’ia dinë as për ligj, as për kod zgjedhor dhe as për Kushtetutë”, tha z. Basha.
Basha tha se “pazari për të zgjedhur presidentin nuk është demokraci e vërtetë. “E dua demokracinë thotë presidenti i sapozgjedhur, dhe ja po e shijoj demokracinë. Po kjo nuk është demokracia e vërtetë. Pazari mbi shishet e verës që kushtojnë më shumë se pensionet e një qyteti të vogël, për të zgjedhur presidentin nuk është demokraci e vërtetë, nuk përfaqëson as vullnetin e popullit, as gjendjen kritike të përplasjes sociale dhe krizën politike në vend. Është thjesht dhe vetëm kapitulli i fundit i pazarit politik të republikës së vjetër, mekanizmit që ka mbajtur në këmbë e ka ushqyer tash 4 vite këtë komplot ekonomik. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla, i pazarit politik i modelit që mbajti në këmbë politikën e vjetër”, tha Basha më tej.
“Republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj tashmë të papërballueshme dhe të padurueshme për qytetarët shqiptarë. Ilir meta e di këtë. Edhe Edi Rama edi këtë fare mirë. Ai më kot dhe i dëshpëruar u përpoq të thoshte dje se Ilir Meta është president më afër PD se partive të tjera. Le ti themi sot se për ne PD, dhe për gjithë qytetarët që na besojnë, Ilir Meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka. Ndaj Edi Rama ta gëzosh t’i atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, tha Basha.
P**** o Lul p**** se lirohesh.Republiken e vjeter e krijoi Salihi, Republika e Re ka fillu me Ramen ti ke qene me te vjetren, te rene e kane marre persiper te tjere, kot lodhesh pa sens.