☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,645 ▲ +0.16% ETH $2,158 ▲ +0.96% XRP $1.4394 ▼ -0.59% SOL $90.1800 ▲ +1.44%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në forumin për lirinë ekonomike: Maxhoranca, tendenca të forta totalitarizmi

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha ndonëse taksat dhe akciza janë rritur, paratë nuk përfundojnë në arkën e shtetit, por në xhepat e qeveritarëve. Duke folur në Forumin për Lirinë Ekonomike, Basha tha se kjo maxhorancë ka tendenca të forta të totalitarizmit.

“Ndonëse ka dy parti që emërtohen dhe vetëemërtohen socialiste, po në këto dy vite e gjysëm nuk ka reflektuar asgjë socialiste. Një shtet kleptokrat të inkriminuar dhe me tendenca të forta të totalitarizmit. Taksa të ulëta apo të larta, investime në sektorin social për të rritur barazinë, apo përpjekje për të shtuar lirinë e ndërmarrjes me qëllim krijimin e më shumë vendeve të punës dhe mirëqënies përmes një formule që funksionoi për 25 vite. Nuk kemi pasur kohë për këtë debat. Taksat janë rritur, akcizat janë rritur po paratë nuk përfundojnë në arkën e shtetit”, tha Basha.

Vetëm vitin e kaluar akuzoi kreu i PD-së, 1/3 e buxhetit të shtetit përfundoi në xhepat e qeveritarëve, të cilët i ndanin këto para me klientët e tyre. “Kjo maxhorancë na ka çuditur, u ka besuar privatëve kontrata koncesionare në shëndetësi. Kjo maxhorancë ka aq besim te vetja sa çdo gjë ia beson partneritetit privat”, vijoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.