☁️
Tiranë 11°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,802 ▲ +0.84% ETH $2,235 ▲ +1.64% XRP $1.3500 ▲ +0.22% SOL $84.2700 ▲ +0.92%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha në Maqedoni: Shqiptarët votën “Pro” në referendum

Kryetari i Parisë Demokratike Lulëzim Basha ka zhvilluar takime me faktorin politik në Maqedoni, ku ka bërë thirrje për të votuar në mbështetje të referendumit për emrin që do mbahet në 30 shtator.
Në përfundim të takimit më kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Basha tha se vota pro referendumit është votë për të ardhmen e Maqedonisë euro-altantike.

“Jam këtu që në emër të Partisë Demokratike të mbështes dhe të përgëzoj nga zemra përpjekjet e palodhura të lidershipit shqiptar, të z Ali Ahmeti, të kolegëve të tij, krah për krah edhe forcave të tjera politike të Maqedonisë që me 30 shtator të shënohet një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin duke hedhur hapin vendimtar drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurt euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit”, u shpreh Basha.

Ndërsa kreu i BDI-së, Ahmeti tha se vota e 30 shtatorit është një moment hstorik për maqedoninë.

“Është një moment historik që nuk përsëritet dhe tërësisht për këtë angazhim z Basha na dha përkrahjen e fortë që ne të vazhdojmë me përkushtim që vendi ynë të jetë anëtar i plotë në NATO, të jetë anëtar i plotë në Bashkimin Europian. dhe me 30 shtator vendoset jo vetëm për një Maqedoni stabile por për një rajon shumë më të sigurt, si për popujt që jetojnë këtu ashtu edhe vendet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj do doja ta falenderoja nga zemra mikun tim Lulzim Bashën për këtë përkrahje kaq të sinqertë që po u jep jo vetëm shqiptarëve por të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë sepse 30 shtatori është paqja, stabiliteti, siguria, ardhmëria, marrëdhënia me fqinjët, janë në dobi të të gjithëve dhe nga paqja fitojmë të gjithë”, tha Ali Ahmeti.

Gjate vizitës në Maqedoni kreu demokrat lulzim basha u takua me kryetari i PDSH Menduh Thaçi, kryetarin i Lëvizjes Besa, z. Bilal Kasami, kryetari i Partisë Aleanca e Shqiptarëve, z. Ziadin Sela, si dhe nga kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.