☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.66 ▲4.01%
ARI 4,339 ▼1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,179 ▲ +2.17% ETH $2,130 ▲ +3.14% XRP $1.4120 ▲ +1.35% SOL $90.0800 ▲ +3.47%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.66 ▲4.01 % ARI 4,339 ▼1.54 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.66 ▲4.01 % ARI 4,339 ▼1.54 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në sallë gjatë fjalimit të Bushatit, ministri: Më mirë vonë se kurrë

Gjatë fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në samitin për Ballkanin Perëndimor ishte i pranishëm dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe për kryediplomatin shqiptar kjo është një lëvizje pozitive e opozitës. “Më mirë vonë se sa kurrë”, thotë Bushati.

“Të them të drejtën e vura re që zoti Basha ishte në sallë së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, dhe e vlerësoj praninë e tij të heshtur në këtë sallë, aq më tepër një panel ku diskutohej për politikat e zgjerimit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket asaj që zoti Basha ka deklaruar në mbështetje të procesit të negociatave me Shqipërinë, them më mirë vonë se sa kurrë”, thotë ministri Bushati, në një postim në Facebook.

Ministri Bushati pret që në një formulim që do të bënte të mundur një ndërveprim mes KE-së dhe vendeve antëare për të raportuar brenda 2017 te vendet anëtare për progresin e Shqipërisë.

“Ne presim që së pari ministrat e jashtëm të mbështesin përqasjen e KE për rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, me mirëkuptimin që do të zbatohet ligji i vettingut dhe ne do të vijojmë me progresin përsa i përket 5 prioriteteve kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Presim gjithashtu të konfirmohet raporti i KE që për të tretin vit radhazi përcakton progres në një sërë fushash dhe kryesisht te reformat që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës në ekonomi dhe gjithashtu shpresojmë në një formulim që do të bënte të mundur një ndërveprim mes Komisionit dhe vendeve anëtare në mënyrë që Komisioni të kishte mundësi të paraqitej përgjatë 2017 përt të raportuar te vendet anëtare për progresin e Shqipërisë dhe të gjita hapat që do të ndërmarrim drejt tryezës së bisedimit për anëtarësim. E fundit, po jo më pak e rëndësishme do të mirëprisnim çdo lloj mandatimi që Këshilli do ti jepte Komisionit për një përfshirje të strukturuar në planin teknik ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë, pra, për të përgatitur gjithë punën e madhe parapërgatitore që duhet deri në uljen e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim”, është shprehur Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.